Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse po diskutohet përdorimi i Ozempic te fëmijët, mësoni arsyet

Jetë 12/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Obeziteti në fëmijëri është kthyer në një krizë globale shëndetësore, me shifra alarmante që vazhdojnë të rriten. Me parashikimet që tregojnë se deri në vitin 2030 rreth 250 milionë fëmijë mund të jenë obezë, ekspertët po kërkojnë mënyra për ta frenuar këtë fenomen.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, normat e obezitetit janë më shumë se trefishuar në mbarë botën që nga viti 1975 dhe janë rritur gati pesë herë te fëmijët dhe adoleshentët.

Një nga zgjidhjet e propozuara është përdorimi i medikamenteve për humbje peshe, siç janë ato të grupit GLP-1. Mbështetësit e kësaj qasjeje argumentojnë se këto ilaçe mund të ndihmojnë në parandalimin e komplikacioneve shëndetësore dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së fëmijëve obezë. Nga ana tjetër, kritikët ngrejnë shqetësime mbi efektet afatgjata dhe mundësinë e varësisë nga këto medikamente, duke sugjeruar se duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje trajtimeve të bazuara në ndryshime të stilit të jetesës.

Ky debat ka ndarë komunitetin shkencor, duke ngritur pyetje të rëndësishme mbi shëndetin, etikën dhe përgjegjësinë në trajtimin e obezitetit te fëmijët.

Debati mbi përdorimin e medikamenteve për humbje peshe te fëmijët

Argumentet pro:

– Shkencëtarët dhe mjekët besojnë se këto medikamente mund ta ndalojnë obezitetin që në fazat e hershme.

– Shumë adoleshentë mbipeshë përballen me bullizëm dhe izolim. Një studim me gati 7,000 të rinj obezë tregoi se ata që përdornin këtë lloj medikamenti, të njohur si GLP-1, kishin një rrezik më të ulët për të pasur mendime apo tentativa vetëvrasëse.

Argumentet kundër:

– Ndërsa trajtimi i obezitetit tek të rriturit mund të shihet si korrigjim i gabimeve të së shkuarës, përdorimi i ilaçeve te fëmijët mund t’i bëjë ata të varur prej tyre gjatë gjithë jetës.

– Studiuesit shqetësohen se nuk dihet ende se si këto medikamente ndikojnë në trupin në zhvillim të fëmijëve dhe cilat mund të jenë efektet afatgjata.

– Kritikët e krahasojnë përdorimin e tyre me antidepresantët, të cilët shpesh përdoren si një zgjidhje e shpejtë për probleme komplekse të shëndetit mendor, duke shmangur përpjekjet për të adresuar shkaqet e vërteta të problemit. /Tirana Post

 

Artikulli paraprakVritet një person në Skenderaj
Artikulli i rradhës Çfarë të bëni kur adoleshenti juaj del fshehurazi nga shtëpia

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.