Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: A mund të ndihmojnë probiotikët në reduktimin e ankthit?

Jetë 13/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 4% e njerëzve në botë jetojnë me një çrregullim ankthi.

Medikamentet aktuale të përdorura për trajtimin e ankthit nuk funksionojnë për të gjithë. Një studim i ri ka identifikuar një metabolit specifik mikrobial në mikrobiomën e zorrëve që ndihmon në rregullimin e aktivitetit të trurit të lidhur me ankthin, përmes një modeli me minj, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Studime të mëparshme kanë treguar se vetëm 60% deri në 85% e personave të trajtuar për ankth i përgjigjen trajtimeve ekzistuese.

“Është e rëndësishme që studiuesit të vazhdojnë të gjejnë mënyra të reja për të trajtuar ankthin, sepse trajtimet aktuale, si benzodiazepinat dhe frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRIs), shpesh shoqërohen me sfida të rëndësishme,” tha H. Shawn Le, PhD, profesor i asociuar në Programin e Hulumtimeve në Neuroshkencë dhe Çrregullime të Sjelljes në Shkollën Mjekësore Duke-NUS në Singapor.

“Këto ilaçe mund të marrin shumë kohë për të treguar rezultate dhe përdorimi i tyre afatgjatë shoqërohet me efekte anësore të ndryshme,” shpjegoi ai.

“Për shembull, benzodiazepinat mund të çojnë në varësi, përgjumje, dëmtim njohës dhe probleme me kujtesën, ndërsa SSRIs janë përgjithësisht më të sigurta, por mund të shkaktojnë probleme si shtim në peshë, disfunksion seksual ose probleme gastrointestinale. Për më tepër, individët mund të zhvillojnë varësi nga SSRIs ose të përjetojnë simptoma tërheqjes kur ndalojnë marrjen e tyre. Për shkak të këtyre mangësive, është e rëndësishme të eksplorohen alternativa më të sigurta dhe më efektive për trajtimin e ankthit, të mbështetura nga prova të forta shkencore për të përmirësuar rezultatet për pacientët dhe për të reduktuar rrezikun e efekteve anësore afatgjata.”

— H. Shawn Le, PhD

Le është bashkëautor kryesor i një studimi të ri, të publikuar së fundmi në revistën “EMBO Molecular Medicine”, i cili ka identifikuar një metabolit specifik mikrobial në mikrobiomën e zorrëve që ndihmon në rregullimin e aktivitetit të trurit të lidhur me ankthin, përmes një modeli me minj.

Studiuesit besojnë se ky zbulim mund të çojë një ditë në terapi të reja për ankthin, duke synuar aksin zorrë-tru. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak800 mijë viktima në 30 vjet nga ndryshimet klimatike dhe miliarda dollarë dëme
Artikulli i rradhës Sherr me thika në një shkollë në Mat të Shqipërisë, plagoset një nxënës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.