Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Ozempic mund të ndihmojë në kontrollin e konsumit të alkoolit

Jetë 13/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një injeksion javor i semaglutide (përbërësi kryesor i Ozempic dhe Wegovy), mund t’i ndihmojë personat me konsum problematik të alkoolit të largohen nga varësia.

Në një studim të ri, ky ilaç, i njohur për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe obezitetit, ndihmon gjithashtu në reduktimin e konsumit total të alkoolit , shkruan Healthday transmeton GazetaShneta.

Në studim u përfshinë 48 të rritur me çrregullim të përdorimit të alkoolit ose alkoolizëm. Ata u ndanë në mënyrë të rastësishme për të marrë injeksione javore me dozë të ulët të Ozempic  për nëntë javë radhazi.

Modelet e konsumit të tyre të alkoolit u matën para, gjatë dhe pas trajtimit, si në një mjedis të kontrolluar laboratorik ashtu edhe në shtëpi.

Rezultatet treguan se injeksionet e semaglutide redukton  dëshirën javore për alkool, ulën konsumin e alkoolit në ditët e pirjes dhe çuan në më pak episode të pirjes së rëndë.

Në muajin e fundit të studimit, gati 40% e atyre në grupin e trajtuar me semaglutide raportuan se nuk kishin asnjë ditë me pirje të rëndë.

Sipas studiuesve, rreth një e treta e të rriturve në SHBA kanë përmbushur kriteret për konsum problematik të alkoolit në një moment të jetës së tyre, por shumë pak kërkojnë ndihmë.

Autori kryesor i studimit, Christian Hendershot, tha: “Popullariteti i Ozempic dhe agonistëve të tjerë të receptorëve GLP-1 rrit mundësinë e përdorimit të gjerë të këtyre trajtimeve për çrregullimin e përdorimit të alkoolit.”

Megjithatë, studime më të mëdha mbi përdorimin e agonistëve të receptorëve GLP-1 për këtë çrregullim janë ende të nevojshme./GazetaShneta/

Artikulli paraprakSherr me thika në një shkollë në Mat të Shqipërisë, plagoset një nxënës
Artikulli i rradhës Aksident mes gjashtë veturave në Veternik, dy të lënduar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.