Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të KQZ, pikë e rendit të ditës ka qenë vlerësimi i pakove me fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.
Sekretariati i KQZ-së para të pranishmëve ka prezantuar se nga data 9 shkurt deri sot në orën 12:00 procesit të vlerësimit i janë nënshtruar 8 mijë e 776 zarfe, nga këto janë aprovuar 8 mijë e 247 pako, ndërkaq janë refuzuar 529.
Aty u tha se 359 zarte apo pako të fletëvotimeve janë refuzuar derisa ishin duke u regjistruar, 34 u anuluan se kishin më shumë se një fletëvotim.
Anulime pati pasi edhe disa nuk kishin pulla postare gjithsej janë pesë prej tyre.
Ndërkaq, pati probleme edhe me qytetarët që dërguan zarfin nga një shtet tjetër dhe jo ku ishin të regjistruar prej tyre ishin 16.
Sekretariati shtoi se 50 zarfe u anuluan se nuk kishte brenda fletëvotime, ndërkaq 29 zarfe u anuluan pasi e dërguan zarfin më shumë se një herë. /Klankosova.tv




