Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lëngjet e gazuara nxisin kancerin e pankreasit

Jetë 20/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet në Singapor, të zhvilluara në më shumë se 60 500 persona brenda 14 viteve, kanë zbuluar se konsumimi i dy ose më shumë e pijeve të gazuara në ditë, rrit rrezikun e prekjes nga kanceri deri në 87%

Studiuesit rekrutuan më shumë se 60,500 njerëzish, si pjesë e studimit të Singapore Chinese Health study.

Karcinoma e pankreasit është një prej llojeve malinje të karcinomës, duke marrë parasysh se gjasat e mbijetesës pesë vite nga momenti i diagnostifikimit janë vetëm 5%.

Incidenca e kancerit të pankreasit lidhet edhe me një varg faktorësh, si jeta e parregullt, konsumimi i kalorive të mëdha, pirja e duhanit dhe ulja e aktivitetit trupor, të cilat po ashtu janë në të njëjtin grup me konsumimin e pijeve të gazuara.

Një prej mekanizmave të cilat llogariten si përgjegjës për kancerogjenezën është edhe stimulimi i qelizave të pankreasit me vlera të larta të sheqerit në gjak, ndërsa fakti se pijet e gazuara stërmbushin organizmin me sheqerna të dëmshëm, është i pamohueshëm.

Pijet e gazuara, edhe nëse premtojnë pak kalori ose sheqer, përmbajnë kimikate që garantojnë shkatërrim për organizmin.

Problemi me pijet e gazuara të sheqerosura është që ato janë një vatër shqetësimesh serioze për organizmin. Në to, gjenden një sasi e madhe përbërësish të dyshimtë dhe kimikate, siç janë: aspartami, BPA (ose bisfenol A), ngjyrues kimik.

Aspartami është substancë së paku 200 herë më e ëmbël se sheqeri. Është i rrezikshëm sepse shkakton marramendje, humbje kujtese, diarre, migrenë, dhimbje të rregullta koke, luhatje humori dhe jo vetëm.

Bisfenoli A është krijuar për të imituar strukturën dhe funksionin e hormonit estrogjen. Për shkak të formës të tij si estrogjen, BPA mund të lidhet me receptorët e estrogjenit dhe të ndikojë në proceset trupore, të tilla si rritja, riparimi i qelizave, zhvillimi i fetusit, niveli i energjisë dhe riprodhimi.

Ngjyruesi artificial është kancerogjen, sepse prodhohet nga ngrohja e sheqerit me amoniak. Brenda këtij ngjyruesi artificial gjendet një kimikat me emrin 4 Mel që është në listën e përbërësve që duhen shmangur./GazetaShneta/

Artikulli paraprakZjarri te Tregu i Gjelbër, Gashi: Dëmet janë të mëdha
Artikulli i rradhës Përditësimi i fundit: Nisma fiton 3 mandate, AAK-ja 5

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.