Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka raportuar një numër të lartë pacientësh që kanë përfituar shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit (Fiziatri) gjatë vitit 2024.
Sipas të dhënave zyrtare, 24,235 pacientë janë trajtuar në këtë njësi, ku reflektohet një kërkesë e madhe për rehabilitim dhe trajtime fizioterapeutike.
Po sipas raportit të spitalit, janë realizuar gjithashtu 6,079 vizita specialistike dhe 137 ultrazë të sistemit osteomuskular, përveç shërbimeve të tjera që ofron kjo njësi.



