Drejtoresha e Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës Lindita Kajtazi ia ka mësyrë një pozite pune në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkursin për tre vende të lira punë për specialistë, dy ortoped dhe një endokrinolog, shkruan Gazeta Shneta.
Për pozitën e ortopedëve kanë aplikuar dy kandidatë, Bujar Gashi dhe Armend Namani.
Ndërkaq për pozitën e endokrinologut kanë aplikuar pesë kandidatë. Në mesin e tyre është edhe Lindita Kajtazi e cila mban pozitën e drejtoreshës së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës.

Kajtazi është parë shpesh në fundin e vitit të kaluar në QKUK dhe spitale në disa aktivitete të përbashkëta mes SHSKUK-së dhe Policisë së Kosovës.
Krahas Kajtazit, për këtë pozitë kanë aplikuar edhe Violeta Osaj-Tafilaj, Valentina Rexhepi-Osaj, Orhan Bahtiri dhe Edita Blakaj-Shala. /Gazeta Shneta/




