Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

36 mjekë specialistë këtë javë i nënshkruajnë kontratat, fillojnë punën në QKUK dhe Spitale Rajonale

Lajme 25/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

36 mjekë specialistë do t’i shtohen Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe Spitaleve Rajonale. Mjekët specialistë të cilët i kanë përfunduar të gjitha procedurat e pranimit, gjatë kësaj jave pritet t’i nënshkruajnë kontratat dhe të fillojnë punën.

Zëdhënësi i Sherbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) Shpend Fazliu ka thënë për Indeksonline, se konkursi për pranimin e 36 mjekëve specialistë për klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme është finalizuar tashmë.

“ShSKUK, sapo ka finalizuar konkursin për pranimin e 36 mjekëve specialistë për krejt ShSKUK, përfshirë klinikat e QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme”, ka thënë Fazliu.

Ndërsa ka pohuar se në fund të vitit që shkoi është finalizuar konkursi për infermierë dhe se gjatë këtij viti pritet të ketë dhe konkurse tjera.

“Poashtu, në fund të vitit 2024, ka finalizuar konkursin për pranim të infermierëve të profileve të ndryshme. Poashtu, gjatë këtij viti do të ketë konkurse të tjera për pranim të mjekëve, infermierëve dhe profileve tjera, pas një analize buxhetore, duke parë mundësitë dhe numrat e lirë, sipas buxhetit të përcaktuar”, ka thënë Fazliu.

Nga 36 mjekë specialistë të cilët janë pranuar në konkursin e fundit, 22 nga ta do të fillojnë punën në QKUK dhe 14 të tjerë në Spitalet Rajonale në Prizren, Pejë, Gjilan dhe Vushtrri.

Ndërkaq dhe një psikolog do të fillojë punën në Qendrën e Shëndetit mendor në Ferizaj

Mjekët e pranuar në QKUK:

Një mjek pecialist në Klinikën e Kardiologjisë

Tetë mjekë specialistë në Klinikën e Pediatrisë

Pesë mjekë specialistë në Klinikën e Kirurgjisë së Përgjithshme- Abdominale

Një mjekë specialist i Kirurgjisë së Fëmijëve

Dy mjekë specialistë të Kirurgjisë Maksillofaciale

Dy mjek specialist të kirurgjisë në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare

Një mjek specialist në Klinikën e Neonatologjisë

Një mjek specialist në Shërbimin klinik të Emergjencës

Një mjek specialist në Klinikën e Hematologjisë

Artikulli paraprakSipas një studimi antidepresivët mund të përshpejtojnë përkeqësimin e demencës
Artikulli i rradhës Helmimi në Shkodër, vajza 7-vjeçare ende në gjendje të rëndë

Ju sugjerojmë

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.