Një studim i ri suedez sugjeron se disa antidepresivë, veçanërisht inhibitorët selektivë të ripërdorimit të serotoninës (SSRIs), mund të përshpejtojnë rënien e trurit tek pacientët me demencë.
Dosa më të larta të këtyre ilaçeve janë lidhur me një rrezik më të lartë për demencë të rëndë dhe një përkeqësim më të shpejtë të funksionit mendor. Antidepresivët si escitaloprami treguan rënien më të shpejtë të aftësive njohëse, ndërsa ilaçe të tjera si mirtazapina kishin ndikim më të vogël negativ në funksionin e trurit transmeton Gazeta Shneta.
Studimi përfshiu më shumë se 18,700 pacientë dhe tregon se një pjesë e madhe e pacientëve që morën antidepresivë përjetuan rënie më të shpejtë të trurit.
Ekspertët paralajmërojnë se interpretimi i rezultateve duhet bërë me kujdes, pasi nuk janë marrë parasysh disa faktorë të rëndësishëm si severiteti i depresionit dhe mundësia e shpërndarjes jo të barabartë të ilaçeve për pacientët me demencë të rëndë./GazetaShneta/


