Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Jetë 26/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit më të rinj. Me kalimin e moshës, nevojat tona ushqyese ndryshojnë dhe shprehja “ju jeni ajo që hani” bëhet më e rëndësishme se kurrë më parë.

Gratë shohin se nivelet e estrogjenit bien me menopauzën, gjë që çon në një ulje të masës kockore dhe një nevojë në rritje për ushqime të pasura me kalcium që mund të ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës. Dhe si për gratë ashtu edhe për burrat, trupat humbasin aftësinë për të prodhuar insulinë , duke çuar në çekuilibër të sheqerit në gjak dhe zhvillimin e mundshëm të diabetit të tipit 2.

Metabolizmi ngadalësohet gjithashtu, veçanërisht pas moshës 60-vjeçare – që do të thotë se ushqimet me kalori kanë më shumë gjasa të shkaktojnë shtim në peshë.

Dietologët sugjerojnë që njerëzit mbi 50 vjeç duhet të marrin këto ushqime në dyqanet ushqimore.

Erëza si majdanoz, shafran ose rozmarina

Për shkak se kripa mund të kontribuojë në presionin e lartë të gjakut, Dr. Nina L. Blachman , një mjeke geriatre ën NY, sugjeron kufizimin e kripës sa më shumë që të jetë e mundur. “Në vend të kripës, unë rekomandoj t’i shijoni ushqimet me erëza,” tha ajo.

Fasule

Sipas nutricionistes Tara Tomaino, fasulet janë një mundësi e shkëlqyer për njerëzit mbi 50 vjeç.

“Fasulet janë një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe proteinave me bazë bimore. Fibrat janë një lëndë ushqyese kryesore për shëndetin e zemrës, menaxhimin e sheqerit në gjak dhe kontrollin e peshës.”

Gjizë

Në rast se nuk e keni dëgjuar, gjiza po bën një rikthim të madh, tha Tomaino, është një opsion i shkëlqyeshëm për njerëzit mbi 50 vjeç.

“Ky ushqim proteinik është një zgjedhje e shkëlqyer për çdo vakt të ditës”

Zarzavate me gjethe jeshile

Zgjidhni nga zarzavatet tuaja të preferuara me gjethe, Tomaino sugjeron: spinaq, lakër jeshile, dhe madje edhe brokoli.

“Këto perime janë të larta në fibra, hekur, magnez, kalium dhe kalcium, të cilat janë të gjitha vendimtare për shëndetin e zemrës. Zarzavatet me gjethe janë gjithashtu të ulëta në karbohidrate dhe kalori, duke i bërë ato një shtesë të shkëlqyer për dietën nëse po përpiqeni të menaxhoni peshën dhe sheqerin në gjak.

Frutat e Pyllit

Të gjitha llojet e manave, duke përfshirë luleshtrydhet, boronicat dhe manaferrat, janë të mbushura me përfitime shëndetësore për njerëzit mbi 50 vjeç.

“Ato janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit dhe i japin trupit veti antikancerogjene”, tha Tomaino.

Salmon

Salmoni, është një ushqim kryesor për njerëzit mbi 50 vjeç për shkak të përmbajtjes së tij omega-3, tha Tomaino.

Frutat e thata

Bajamet, arrat, farat e lirit dhe farat chia janë të pasura me yndyrna të shëndetshme për zemrën, fibra dhe lëndë ushqyese thelbësore, shpjegoi dietologia Marine Melamed . “Ato mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të kolesterolit të shëndetshëm, të mbështesin shëndetin e tretjes dhe të ofrojnë një burim të proteinave me bazë bimore,”.

Kuinoa dhe oriz kaf

Drithërat integrale janë një tjetër mundësi e shkëlqyeshme për personat mbi 50. “Kinoa, orizi kaf, gruri dhe tërshëra janë të pasura me fibra dhe karbohidrate komplekse”, tha Melamed. “Ato sigurojnë energji të qëndrueshme, ndihmojnë në tretje dhe ndihmojnë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, duke reduktuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve metabolike.”

 

Artikulli paraprakMoti sot: I vranët por me intervale dielli
Artikulli i rradhës Studim i ri: Menopauza mund të nisë në të 30-tat, më herët se sa pritej

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.