Një studim i ri nga Universiteti Kombëtar i Australisë (ANU) ka zbuluar se duhanpirja shkakton mbi 24,000 vdekje çdo vit në Australi, ose 66 vdekje çdo ditë, një numër më i lartë se sa ishte menduar më parë.
Studimi tregon se duhanpirësit kanë shumë herë më shumë rrezik për të vdekur nga sëmundje të ndryshme, si sëmundje kronike të mushkërive, kancer, demencë, goditje në tru dhe sëmundje të zemrës. Për shembull, ata që pijnë duhan janë 36 herë më të rrezikuar të vdesin nga sëmundje të mushkërive dhe 18 herë më shumë rrezik nga kanceri i mushkërive, shkruan MedixalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Edhe pirja e disa cigaresh në ditë është jashtëzakonisht e dëmshme, duke rritur ndjeshëm rrezikun për këto sëmundje. Studiuesit theksojnë se ndalimi i duhanit në çdo moshë është i dobishëm për shëndetin, dhe inkurajojnë ata që pijnë duhan të kërkojnë mbështetje për të lënë këtë zakon.
Duhanpirja është përgjegjëse për shumë vdekje të parandalueshme dhe ka pasoja shkatërruese për individët dhe shoqërinë./Gazeta Shneta/


