Një test gjenetik eksperimental i shpejtë mund të ndihmojë kirurgët në operacionet për heqjen e tumorëve nga pacientët me kancer truri, sugjeron një studim i ri.
Testi mat nivelin e qelizave kanceroze në një mostër të indeve brenda 15 minutash, duke ofruar reagime të shpejta gjatë operacionit. Ai mund të zbulojë deri në pesë qeliza kanceroze për milimetër katror inde, duke e bërë atë mjaft të shpejtë dhe të saktë për të ndihmuar kirurgët në heqjen e tumorëve gjatë operacioneve, transmeton Gazeta Shneta.
Ky test, i quajtur Ultra-Rapid droplet digital PCR, ofron rezultate të njëjta me testin standard, por është shumë më i shpejtë, duke e bërë një mjet të mundshëm për diagnostikim molekular gjatë operacioneve të kancerit të trurit. Testi është zhvilluar duke e përshpejtuar çdo hap të procesit të analizës, duke përfshirë shkurtimin e kohës për nxjerrjen e ADN-së dhe trajtimin e mostrave.
Rezultatet e para nga përdorimi i testit në 22 pacientë që po operoheshin për tumorë gliomë kanë treguar se ky test është i saktë dhe mund të përdoret për diagnostikim në kohë reale. Studiuesit planifikojnë ta automatizojnë testin dhe ta përshtatin për përdorim në kanceret e tjera, por paralajmërojnë se testi ende ka nevojë për përmirësim dhe provë klinike para se të bëhet i disponueshëm gjerësisht./GazetaShneta/


