Mbipesha dhe obeziteti mund të rrisin rrezikun për disa lloje të kancerit.
Ekspertët janë të interesuar të gjejnë mënyra për të ulur peshën trupore dhe rrezikun e kancerit, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i fundit zbuloi se ndjekja e rreptë e një diete mesdhetare ndihmoi në uljen e rrezikut për kanceret e lidhura me obezitetin me 6% dhe tregoi se ky efekt ishte i pavarur nga indeksi i masës trupore (BMI) dhe raportit ‘bel-kofshë’.
Obeziteti është një faktor që mund të ndikojë në shumë aspekte të shëndetit, duke përfshirë edhe rrezikun e kancerit. Ai mund të rrisë rrezikun për disa lloje të kancerit, përfshirë kancerin e mëlçisë, veshkave dhe tiroides.
Një studim i botuar në “JAMA Network Open”, analizoi ndikimin e dietës mesdhetare në rrezikun e kancerit të lidhur me obezitetin.
Studimi përfshiu mbi 450,000 pjesëmarrës dhe zbuloi se ndjekja e rreptë e një diete mesdhetare uli rrezikun e kancerit të lidhur me obezitetin me 6%.
Rezultatet sugjerojnë se kjo ulje e rrezikut ishte e pavarur nga fakti nëse një person kishte mbipeshë ose obezitet. /Gazeta Shneta/


