Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Unifikimi i çmimit të barnave trondit tregun farmaceutik, Haxhijaha: Vendim përfitues elektoral

Lajme 03/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për unifikimin e çmimeve të barnave, i cili hyri në fuqi më 1 shkurt, ka shkaktuar reagime të shumta në mesin e farmacistëve. Ata ankohen për mungesë të disa barnave, kontradikta ligjore dhe probleme në zbatimin e vendimit.

Nënkryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovë (OFK) Astrit Haxhijaha, ka thënë për Indeksonlinen, se ky vendim në mënyrën se si është marrë, ka sjell një tronditje të jashtëzakonshme në tregun farmaceutik. Haxhijaha thotë se vendimi ka qenë i ngushtëm dhe se Ministria e Shëndetësisë (MSH) nuk ka shprehur gatishmëri për t’u koordinuar me komunitetin farmaceutik, barnatorët e farmacistët.

Ndërsa thotë se vazhdimisht ka ankesa nga barnatorët, për mungesë të barnave dhe mosfurnizim nga depot farmaceutike. Sipas tij ka mungesë të rreth 1700 llojeve të barnave.

“Vazhdimisht kemi ankesa prej farmacistëve, barnatorëve për mungesë të barnave dhe mosfurnizim nga depot farmaceutike për shkak të vendimit të MSH-së. Ky vendim ka sjell një tronditje të jashtëzakonshme, të rëndë në tregun farmaceutik. Mirëpo ne konsiderojmë që ky është vetëm fillimi, sepse në vazhdimësi do të kemi mungesë ose pritet të kemi mungesë të diku rreth 1700 llojshmëri tjera të barnave. E gjithë kjo për shkak të një formati të gabuar të ngutshëm nga MSH-ja, duke mos u koordinuar asnjëherë me akterët kryesor të zbatueshmrisë së këtij vendimi, si komuniteti farmaceutik, barnatorët ose farmacistët në këtë rast. Ne jemi munduar që të kordinohemi së bashku me MSH-në, mirëpo asnjëherë nuk kanë shprehur gatishmërinë as të na dëgjojë as së paku ta kemi një takim të vetëm”, tha ai.

Por thotë se gjendja me furnizim me barna do të përkeqësohet dhe më tej dhe se pacientët do të detyrohen, të dalin jashtë shtetit, për të siguruar barnat që u nevojiten.

“Ky alarmim i cili është për momentin, do të dhjetëfishohet dhe do të kemi në vazhdimësi mungesë të barnave dhe pacientët do të obligohen që të udhëtojnë jashtë shtetit, për t’i siguruar barnat”, thotë Haxhijaha.

E problemi sipas tij është tek paragrafi 6 i këtij vendimi i cili obligon qarkulluesit me pakicë ose barnatorët që çmimet në banderola t’i vendosin në të gjithë gjendjen e stokut në barnatore.

“E që i bie banderolat apo çmimet në banderola i shtyp Agjencioni për Produke dhe Pajisje Medicinale. Kurse vendosjen e tyre e bëjnë importuesit apo depot farmaceutike. Nuk është kompetente barnatora apo farmacisti t’i vendosë ato. Sepse çdo banderol e ka kodin e vet, që nënkupton një gabim po të bëhet atëherë është inspektorati farmaceutik që mund të marrë masa ndaj veprimtarisë dhe t’i gjobisë për shkak të gabimeve”, tha ai.

Haxhijaha thotë se kjo çështje duhet të rregullohet dhe të shfuqizohet vendimi, e më pastaj të gjithë së bashku ta bëjnë më të mirën e mundshme.

“Që 20 vite jemi duke kërkuar unifikim të çmimeve të barnave dhe bëhet për një muaj ditë pa u koordinuar me akterët kryesorë. Ne jemi pro ligjit, sepse ai është në mënyrë ideale, por jo vendimi i këtij lloj formati. Sepse paragrafet e vendimit janë katastrofale”, tha ai.

Por thotë se ky është vetëm fillimi dhe se situatat me furnizim me barna do të vështirësohet. E e gjithë kjo sipas tij si pasojë e një vendimi të ngutshëm për përfitime elektorale.

“Ky është vetëm fillimi, sepse kemi vetëm disa produkte që mungojnë në barnatore. Por në vazhdimësi do të kemi shumë e më shumë, për shkak të këtij vendimi jashtzëakonisht të ngutshëm, duke menduar se përfiton në fushatë elektorale”, tha ai.

Haxhijaha thotë se ky vendim i cili po kundërshtohet, nuk i ka dhënë mundësi barnatorëve ta shkarkojnë stokun e vjetër, pasi që produktet t cilat kanë qenë në stok me cmime më të larta, nuk mund të shiten me çmime m] të ulta, pasi që një gjë e tillë konsiderohet dhe e jashtëligjshme.

“Vendimi duhet të bëhet në mënyrë të mirë, në një periudhë kohore për t’i lënë mundësi barnatoreve ta shkarkojnë stokun e vjetër. Ne s’jemi kundër ligjit por jemi kundër vendimit. Vendimi është bërë në mënyrë të gabuar, duke mos i dhënë mundësi kompanive farmaceutike të aplikojnë për produket tjera dhe të mos e zbatojnë këtë vendim. Sepse një produkt të cilin e ka pasur në stok 5 euro, nuk mund ta shes dy apo 3 euro. Është e pamundur. Përveç që është e pamundshme, kemi kërkuar dhe një interpretim ligjor nga ATK-ja, në të cilin thuhet se të gjitha produktet që shiten poshtë kostos së furnizimit kosniderohen se janë të jashtëligjshme. Pra produktin s’mund ta shesësh poshtë kostos të cilën e ke marrë”, tha Haxhijaha.

Ndërsa thotë se lëndën e kanë dërguar në gjykatë dhe se presin një përgjigjje meritore.

Artikulli paraprakDieta mesdhetare mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit te personat me obezitet
Artikulli i rradhës Studimi i Microsoft: Inteligjenca Artificiale vret mendimin kritik

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.