Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Krizë në shëndetësi për mungesën e barnave esenciale, OFK i bën thirrje MSh-së për bashkëpunim

Lajme 03/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK), shpreh shqetësim për mungesën e barnave esenciale, që ka shkaktuar krizë në shëndetësi dhe po cënon cilësinë e shërbimeve, për shkak të vendimit për çmimin e barnave.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, OFK ka theksuar shqetësimin lidhur me mungesën e barnave, përfshirë ato esenciale, në sektorin publik dhe privat.

Ndërsa në anën tjetër, kjo mungesë ka shkaktuar një krizë në sistemin shëndetësor dhe po cënon cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, e cila ka lindur si pasojë e vendimit të Ministrit të Shëndetësisë për çmimin e barnave, thuhet në njoftim.

“…Oda e Farmacistëve të Kosovës bën thirrje urgjente për Ministrin e Shëndetësisë që pas refuzimeve të përsëritura të ftesave tona për bashkëpunim, të vendosë interesin publik mbi interesat personale dhe të reflektojë për këtë situatë të rëndë”, ka shkruar OFK-ja.

Reagimi i plotë i OFK-së:

𝑭𝒕𝒆𝒔𝒆̈ 𝒑𝒖𝒃𝒍𝒊𝒌𝒆  𝒑𝒆̈𝒓 𝑴𝒊𝒏𝒊𝒔𝒕𝒓𝒊𝒏 𝒆 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒆̈𝒔𝒊𝒔𝒆̈   – 𝑷𝑬̈𝑹 𝑹𝑬𝑭𝑳𝑬𝑲𝑻𝑰𝑴 𝑴𝑩𝑰 𝑹𝑼𝑨𝑱𝑻𝑱𝑬𝑵 𝑬 𝑺𝑯𝑬̈𝑵𝑫𝑬𝑻𝑰𝑻 𝑷𝑼𝑩𝑳𝑰𝑲 𝑻𝑬̈ 𝑸𝒀𝑻𝑬𝑻𝑨𝑹𝑬̈𝑽𝑬

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me mungesën e barnave, përfshirë ato esenciale në sektorin publik dhe private, që ka shkaktuar krizë në sistemin shëndetësor dhe po cënon shërbimin cilësor shëndetësorë të qytetarëve, krizë kjo që ka lindur si pasojë e vendimi të Ministrit të Shëndetësisë për çmimin e barnave.

OFK vazhdimisht është duke pasur presion nga anëtarët tanë dhe qytatarët për problemet që po hasen në mungesës së barnave esenciale, të cilat janë jetike për shëndetin e pacientëve dhe për funksionimin normal të sistemit shëndetësor.

OFK me kohë ka paralajmëruar Ministrin e Shëndetësisë shumë para nxjerrjes së vendimit se një metodë e tillë e punës do të shkaktoj këtë kaos në tregun farmaceutik duke cënuar edhe sigurinë e qytetarëve tanë.

OFK konsideron se këto vetëm janë rezultatet e para të kësaj krize e cila vetëm sa do të vij e përkeqësohet.

Në këtë kuadër, Oda e Farmacistëve të Kosovës bën thirrje urgjente për Ministrin e Shëndetësisë që, pas refuzimeve të përsëritura të ftesave tona për bashkëpunim, të vendosë interesin publik mbi interesat personale dhe të reflektojë për këtë situatë të rëndë.

OFK fton Ministrin e Shëndetësisë për hir të shëndetit të qytetarëve dhe për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës që të pezullojë menjëherë vendimin në fjalë, në mënyrë që të zgjidhen këto probleme të cilat tashmë veq se janë hasur si pasojë e këtij vendimi, duke siguruar kështu furnizimi të vazhdueshëm të tregut dhe qytetarëve me barna esenciale.

OFK si çdo herë siq ka shfaqur gadishmërinë e saj tash e 1 vit, është në gadishmëri 24 orëshe për ofrimin e zgjidhjeve MSH-së për eliminmin e këtyre problematikave profesionale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ndikojnë suplementet në shëndetin e zemrës
Artikulli i rradhës Ilaçi injektues trajton alergjitë e ushqimeve tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.