Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Jetë 05/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 280 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Ndonëse depresionin nuk është i njëjtë për të gjithë, të gjithë të pacientët e prekur prej tij me sa duket kanë një gjë të përbashkët: urinë për karbohidrate. Këtë e kanë zbuluar gjatë një hulumtumi studuesit në klinikën universitare të Bonit dhe Tybingenit në Gjermani.

Nëse pacientët janë trajtuar me anti-depresivë ose jo, nuk ka pasur dallime sinjifikante, thotë Nils Kroemer, i cili ka studiuar në të dyja klinikat universitare në fushën e psikiatrisë, psikologjisë dhe psikoterapisë.

Deri tani mendohej, se nepsi për ushqime me karbohidrate kishte të bënte me rritjen e urisë, që shoqëron disa sëmundje depresive. “Ne mundëm të tregojmë tani, se nuk është kështu. Faktikisht uria për karbohidrate ka të bëjë më shumë me depresionin e përgjithshëm të rëndë, veçanërisht me simptomatikën e frikës”, shpjegon Lilly Thurn, e cila ka drejtuar studimin në ekipin e Kroemer.

Nga karbohidratet trupi ynë mund të prodhojë më shpejt energji, që janë furnizueset kryesore të qelizave tona.

Nën depresion mikrobioma e zorrës ndryshon

Arsyen përse njerëzit me depresion zhvillojnë kryesisht urinë për karbohidrate, Nils Kroemer e konstaton në zorrë. Këtu mund të jenë zhvilluar ndryshimet në sistemin e tretjes. Po ashtu mund të jetë dëmtuar përçimi i informacioneve nga aparati stomak-zorrë në tru nëpërmjet nervit vagus, thotë Kroemer.

Shumë studime tregojnë, se tek njerëzit depresivë mikrobioma e zorrës është e ndryshuar dhe se këto ndryshime janë pjesë e simptomave të depresionit. Është konstatuar, se simptomat përmirësohen, nëse pacientët marrin ushqime me probiotikë.

A duhet që depresivët të heqin dorë prej ëmbëlsirave dhe karbohidrateve?

Jo, thotë Kroemer. “Ne e dimë nga hulutimet e mëparshme, që nuk premton sukses heqja dorë e personave me depresion nga karbohidratet.” Sepse: “Nuk është ushqimi me ëmbëlsira që shkakton depresionin. Por në depresion ndryshojnë preferencat”, thekson studiuesi.

Megjithatë është e kuptueshmë, që këto ndryshime të paktën pjesërisht shfaqen, nëse ne ushqehemi në mënyrë të pashëndetshme për një kohë të gjatë.

Mbetet të sqarohet se: “Cili është shkaku dhe pasoja?”, thotë Kroemer. “A ka të bëjë ushqimi, që në afatgjatë shkakton një gjendje të keqe psiqike? Apo është gjendja psiqike shkaktare për përkeqësimin e të ushqyerit – dhe ajo shkakton pastaj ndryshimet në mikrobiomë?”

Për studiuesit është e qartë se: “Ne duhet të fokusohemi më intensivisht tek tretja në trajtimin e depresioneve dhe çrregullimeve nga frika.”

Deri tani kjo nuk është bërë në Gjermani. Në direktivat kombëtare për temën e depresionit thuhet: “Pacientet dhe pacientët me çrregullime depresive duhet të inkurajohen që të ushqehen me kujdes dhe shëndetshëm.”

Ndonëse në këto direktiva përshkruhet edhe, që: “Rezultatet e studimeve tregojnë për rolin e aksit mikrobiomë-zorrë-tru dhe që mikrobioma e pacientëve me depresion dallon nga ajo e personave të shëndetshëm.” Por për mjekët terapistë nuk jepet një rekomandim, që të analizohet enkas flora e zorrës tek të sëmurët me depresion. Deri tani ka shumë pak prova, që kjo ndihmon vërtetë, argumentohet.

Por drejtuesja e studimit Lilly Thurn i konsideron të arsyeshme mënyrat e reja të trajtimit. “Veçanërisht premtuese duhet të jenë të të ardhmen terapitë, që synojnë trajtimin e lidhur të zorrës dhe të trurit.” Ndërsa Nils Kroemer thekson: “Ndryshimet në ushqim dhe tretje nuk duhet të konsiderohen si probleme dytësore”. /DW

Artikulli paraprakShtatë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve, gjashtë persona të arrestuar
Artikulli i rradhës Ushtrimet me rezistencë përmirësojnë gjumin te të moshuarit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.