Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundja “Afta Epizootike”, ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria

Lajme 07/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se ka pranuar informata se në Shtetin e Hungarisë ka shpërthyer sëmundja e kafshëve “Afta Epizootike”.

Ndaj, pas kësaj, AUV ka marrë vendim që të vendoset masa e ndalesës së importit të kafshëve dhe produkteve të tyre nga shteti i Hungarisë.

“Sipas njoftimit zyrtar të ardhur nga Autoritetet hungareze, lajmërimit nga sistemi ADIS – Animals Diseases Information Sistem të BE-së, në shtetin e Hungarisë respektivisht ne zonën kufitare me Sllovakinë, kemi shpërthimin e sëmundjes “Afta Epizootike – FMD”.

“Andaj bazuar ne Kodin Terrestial të shëndetit të kafshëve, kapitulli 8.8 te ËOAH-se, Ligjin e Shëndetit të kafshëve BE dhe Ligjin e Veterinarisë 21/2004, vendoset masa e ndalesës së importit të kafshëve (gjedhe, dele, dhi dhe derra) dhe produkteve të tyre nga shteti i Hungarisë”, thuhet në njoftim.

AUV gjithashtu ka bërë të ditur se “Afta Epizootike” është sëmundje virale, me mundësi përhapje të shpejtë.

“Afta Epizootike është sëmundje virale, me mundësi përhapje të shpejtë. Prek kafshët dythundrake dhe shkakton dëme ekonomike të mëdha. Nga kjo sëmundjet infektive preken kafshët shtëpiake (lopët, delet, dhitë, derrat) dhe ripërtypësit e egër (drerin, kaprollin) dhe derrat. Shenjat klinike të sëmundja: ethe dhe me formim të flluskave që lokalizohen në cipën mukoze së gojës, në gji, kurorën e thundrës dhe në hapësirën ndërmjet gishtore”.

“Sëmundja e Aftës Epizootike nuk përbën rrezik për shëndetin human. Por ka karakter ekonomik në prodhim dhe ndalim të tregtisë. Në rast të konfirmimit të pranisë së sëmundjes, Kosova ka të përgatitura kapacitetet inspektuese për vënie nën kontroll të saj Vendi ynë mban statusin e lirë nga sëmundja e Aftës Epizootike”, thuhet tutje në njoftim.

Artikulli paraprakDieta ushqyese: Çfarë ndodh kur konsumoni shumë proteina?
Artikulli i rradhës Rastet e Parkinsonit pritet të dyfishohen në dekadat e ardhshme

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.