Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dieta ushqyese: Çfarë ndodh kur konsumoni shumë proteina?

Jetë 07/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Proteinat janë thelbësore për funksionimin e trupit, por konsumimi i tyre në sasi të mëdha brenda një vakti mund të shkaktojë efekte anësore të pakëndshme.

Sasia e rekomanduar e proteinave është 0.8 gramë për kilogram të peshës trupore në ditë shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

“Por kjo sasi është vetëm për mbështetjen e funksioneve bazë të trupit. Nëse ushtroni për 30 minuta në ditë, do të keni nevojë për më shumë proteina,” shpjegon Dr. Traci McCarthy nga Universiteti i Nju Jorkut.

Disa njerëz përpiqen të konsumojnë një sasi të madhe proteinash në një vakt ushqyes për të arritur synimet ditore, por kjo nuk është mënyra më e mirë.

Sipas McCarthy, një person që peshon rreth 68 kg ka nevojë për 80 deri në 160 gramë proteina në ditë, në varësi të aktivitetit fizik dhe objektivave të tij.

Konsumimi i tepruar i proteinave në një vakt mund të çojë në:

Probleme me tretjen – si kapsllëk, dhimbje stomaku dhe të përziera.

Dehidrim – për shkak të punës së shtuar të veshkave dhe mëlçisë për të metabolizuar proteinat, çka rrit urinimin.

Shtim në peshë – kaloritë e tepërta nga proteinat mund të ruhen si yndyrë në vend që të përdoren për ndërtimin e muskujve.

Nëse po përpiqeni të rrisni marrjen e proteinave për ndërtimin e muskujve, është e rëndësishme të konsultoheni me një dietolog ose mjek përpara se të bëni ndryshime drastike në dietë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakUshtrimi i rregullt mund të ul rrezikun e demencës
Artikulli i rradhës Sëmundja “Afta Epizootike”, ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.