Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Banka Botërore, 80 mln dollarë shtesë për transformimin digjital të sektorit publik në Shqipëri

Lajme 12/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi të martën, një financim shtesë prej 80 milionë dollarësh, në mbështetje të modernizimit dhe transformimit digjital të sektorit publik, duke përmirësuar aksesin në shërbimet kryesore për qytetarët, veçanërisht për grupet e cënueshme.

“Financimi shtesë vjen si rezultat i progresi të projektit kryesor “Përmirësimi i Aksesit të Barabartë në Shërbimet Publike me Standarde të Larta përmes GovTech” (prej 65 milionë dollarësh), i cili synon të rrisë aksesin dhe cilësinë e shërbimeve publike”, bëri të ditur në një njoftim Banka Botërore. Aktualisht projekti po zbaton disa aktivitete, duke përfshirë ridizenjimin dhe përmirësimin e platformës E-Albania, platformë digjitale që ofron shërbime për qytetarët dhe bizneset, krijimin e qendrave të inovacionit për të rinjtë për përvetësimin e aftësive digjitale si dhe ngritjen e 200 SmartLabs në shkollat fillore që do të shërbejnë për të rritur njohuritë mbi numërimin, leximin dhe aftësitë dixhitale.

Banka Botërore, vë në dukje se “Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në modernizimin e sektorit publik dhe transformimin digjital, çka ka përmirësuar shërbimet publike dhe ka kontribuar në zhvillimin ekonomik. Megjithatë, ka ende vend për përmirësime të mëtejshme duke përfituar nga këto risi. Transformimi digjital mund të ndihmojë Shqipërinë drejt reformave më të avancuara në sektorin publik, të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike, të forcojë kapitalin njerëzor dhe të nxisë një rritje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, thekson njoftimi.

Richard Record, Menaxheri në detyrë i Bankës Botërore për Shqipërinë, deklaroi se “jemi krenarë që kemi mbështetur qeverinë në zgjerimin e këtij programi të rëndësishëm. Me modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve edhe për qeverisjen vendore dhe me përmirësimin e sistemeve të menaxhimit financiar, ky program do të rrisë më tej transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve publike, proceseve të prokurimit si dhe menaxhimin e buxhetit si në nivel qendror ashtu edhe atë vendor“.

Financimi shtesë i sapo miratuar do të zgjerojë aktivitetin e programit në tri fusha të rëndësishme, duke nisur nga “rimodelimi dhe digjitalizimi i shërbimeve të qeverisjes vendore”, që do të sigurojë efikasitet në aksesin ndaj një game të gjerë shërbimesh administrative bashkiake, duke sjellë përfitime për qytetarët dhe bizneset.

Përmes fondeve të reja, parashikohet dhe zhvillimi i një platforme të re digjitale për prokurimin publik. “Duke integruar inovacionin e bazuar në inteligjencën artificiale, kjo platformë do të rrisë transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien në proceset e prokurimit publik, duke sjellë kursim dhe efikasitet në kontraktimet që bëjnë institucionet qeveritare”, shpjegon Banka Botërore.

Fusha e tretë e ndërhyrjes përfshin zbatimin e një sistemi të ri për menaxhimin e financave publike. “Përmes hartimit dhe zbatimit të një sistemi të ri digjital për menaxhimin e financave publike, programi do të ndihmojë qeverinë qendrore dhe vendore të menaxhojnë më shpejt dhe më saktë buxhetin për investime publike për popullsinë lokale”, vë në dukje njoftimi.

Sipas drejtuesit të projektit, Simon Carl O’Meally “financimi shtesë pritet të sjellë ndikim të qenësishëm në jetën e qytetarëve. Parashikojmë një rritje prej të paktën 25 përqind të përpunimit të aplikimeve online për shërbimet publike që do të sjellë përmirësimin e aksesit në shërbime, përfshirë grupet e cënueshme, si personat me aftësi ndryshe“, tha ai./VOA

Artikulli paraprakStudimi tregon për rritjen e lindshmërisë gjatë kohës së pandemisë në Zvicër
Artikulli i rradhës Gratë me më shumë stres kanë një rrezik më të lartë për goditje në tru

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.