Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 294 raste të zjarreve në Kosovë vetëm për pak ditë

Lajme 12/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Që nga fillimi i muajit mars janë raportuar raste të shumta të zjarreve në Kosovë, si ato fushore apo pyjore. Madje situata me zjarret në vend është bërë shqetësim edhe për institucionet e sigurisë, të cilat po punojnë ngushtë për ta parandaluar përhapjen e zjarreve dhe për të minimizuar dëmet.

Zjarreve në fusha dhe pyje nuk i ka shpëtuar as rajoni i Prishtinës. Për shuarjen e tyre në frontin e parë janë vënë zjarrfikësit duke intervenuar në qindra raste të ndryshme të zjarreve. E rastet e zjarreve janë bërë të shpeshta në gjithë territorin e Kosovës. Vetëm në kryeqytet gjatë javës që lamë pas janë shkaktuar 36 zjarre.

“Vetëm gjatë vikendit kemi pasur 36 raste të zjarreve fushore dhe malore të cilat e kanë rreziku pronën dhe të mirat materiale në hapësirën kur kanë ndodhur rastet. Gjatë intervenimeve një person nga Prapashtica ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që është ndezur nga vet ai, dhe të gjitha ekipet kanë qenë të angazhuara dhe jemi në monitorim të situatës”, tha për RTK, Lulzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë.

Eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti, thotë se vënia e qëllimshme e zjarreve përbën vepër penale.

“Këto zjarre në ditët e fundit kanë qenë shqetësuese pasi kanë shkaktuar dëme të mëdha si në pyje, fusha apo në vendet ku ka paraqitur rrezik për pronat e qytetarëve dhe vet jetën e qytetarëve. Qytetarët të kenë kujdes dhe institucionet përveç fushatave, duhet të jenë më aktive në terren duke filluar nga rojet e pyjeve, policia, prokuroria që qytetarët e papërgjegjshëm të ndiqen penalisht sepse inicimi i qëllimshëm e zjarrit është vepër penale”, tha ai.

Sipas Policisë nga rajoni i Prishtinës, në disa nga këto incidente u atribuohen kushteve klimatike dhe se janë identifikuar edhe disa persona në rastet ku ata dyshohet se janë implikuar në rastet e zjarreve.

Për situatën e zjarreve në vend, drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Genc Metaj, gjatë një konferencë për media ka thënë se vetëm nga e premtja deri të hënën janë raportuar 294 raste të zjarreve në Kosovë. Dyshimet, sipas tij, tregojnë që shumica nga to janë të shkaktuara nga faktori njeri.

Artikulli paraprakRritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë
Artikulli i rradhës Aksident i rëndë trafiku te konviktet në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.