Gjatë vitit të kaluar, 811 pacientë kanë qenë të shtruar në Klinikën e Endokrinologjisë së QKUK-së. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e klinikës, Dr. Merita Emini- Sadiku.
Sipas Dr. Merita në klinikën e Endokrinologjisë dominojnë pacientët me sëmundje të diabetit, shkruan Gazeta Shneta.
“Në klinikë tonë dominon diabeti, më pas vijnë sëmundjet e tiroidës, hipofizës, mbiveshkoret, përndryshe të gjitha rastet me sëmundjet e tiroidës mund të kryhen në ambulantat tona specialistike, pastaj vazhdojnë sëmundjet tumoroze të mbiveshkorës, sëmundjet endoneurokrine dhe sëmundjet tumoroze të hipofizës”, u shpreh ajo.
Sipas Dr. Merita, klinika trajton gjithashtu sëmundje të tjera më komplekse si tumoret neuroendokrinologjike dhe akromegalinë.
“Në klinikën e Endokrinologjisë trajtohen pacientët me sëmundje multidisiplinare, ku kyqen shumë specialistë të tjerë, ku mbi 90% janë pacientë me diabet dhe hynë të gjitha komplikimet e sëmundjes. 45 pacientë i kemi me akromegali dhe 15 pacientë të tjerë i kemi me tumore neuroendokrinologe”, theksoi ajo.
Megjithatë, një prej sfidave kryesore të klinikës mbetet mungesa e stafit infermierorë.
“Nevoja është shumë e madhe, sikur t’i kishim dhe 6 infermierë të tjerë – unë vlerësoj se qëndrimi ditor i pacientëve do jetë më i ulët sepse kryhen më shpejtë ekzaminimet dhe kontrollat”, tha Dr. Merita.
Për këto dhe detaje të tjera shihni videon më poshtë:




