Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

LVV kërkon rivotimin me postë

Lajme 17/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka paraqitur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tri kërkesa, duke kërkuar që të vendosë për rivotimin me postë për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Sipas Ligjit për zgjedhjet, PZAP pasi pranon ankesën ka afat që brenda 96 orëve të vendosë për të.

Blerim Sallahu nga LVV-ja pretendoi se në votimin me postë ka pasur manipulime dhe keqpërdorime, që sipas tij, janë orkestruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

“Ne kemi kërkuar nga PZAP-ja që fillimisht të anulohen 18.933 vota të LDK-së të kontaminuara, të ardhura në formë të manipuluar. Nën dy, kemi kërkuar rivotim me postë dhe nën tre kemi kërkuar që kandidatët të cilët kanë marrë vota pakrahasimisht më shumë me postë sesa në vendvotime në Kosovë, të largohen nga lista dhe të njëjtit të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë të LDK-së”, tha ai në një paraqitje për media pas dorëzimit të ankesës.

Nga LDK-ja ende nuk ka një reagim pas dorëzimit të kësaj ankese të LVV-së në PZAP.

LVV-ja edhe më herët kishte kërkuar nga Paneli që të urdhëronte rinumërimin e votimit përmes postës, por Paneli kishte argumentuar se një kërkesë e tillë ishte dorëzuar pas afatit ligjor, i cili ishte 48 orë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Një zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke numëruar vota në një qendër numërimi në Prishtinë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
SHIKONI EDHE:
PZAP-ja ia refuzon Vetëvendosjes kërkesën për përsëritjen e votimit përmes postës
Sallahu tha se në ankesën drejtusr PAZP kanë ofruar dëshmi për manipulimin e pretenduar. Sipas tij, skema e manipulimit ka nisur që nga faza e regjistrimit të votuesve, e deri te plotësimi i fletëvotimeve dhe dërgimi i tyre në Kosovë.

“Adresa ka qenë LDK dhe kësisoj votimi ka ndodhur në formë të manipuluar, të organizuar masivisht dhe kolektivisht nga persona të njëjtë me stilolaps të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe me duar të njëjta”, shtoi ai.

Sekretari organizativ i LVV-së, Alim Rama, si shembull për akuzat e tyre drejtuar LDK-së përmendi disa kandidatë që kishin marrë më pak vota në Kosovë sesa përmes votimit me postë.

Ai po ashtu përmendi se në votat e rinumëruara me postë – pasi PZAP-i kishte vendosur të rinumëroheshin disa të tilla për shkak se kishte pasur fletëvotime që nuk ishin shtypur siç duhet – shpërndarja e votave ka qenë në mënyrë “krejt normale”.

Ai tha se është e rëndësishme që PZAP-i të miratojë tri kërkesat e LVV-së dhe kështu, sipas tij, “të kthehet legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë”.

Lëvizja Vetëvendosje tha se provat që ka për këtë rast i ka dërguar më herët edhe në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por ende nuk janë njoftuar për ndonjë veprim nga ky institucion.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 15 mars ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

LVV-ja ka dalë e para me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.

Pas shpalljes së rezultatit, partitë dhe kandidatët mund t’i adresohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe më pas Gjykatës Supreme nëse kanë vërejtje për rezultatin.

Për zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarët kanë mundur të votojnë brenda Kosovës, me postë dhe për herë të parë është organizuar edhe votim fizik në disa ambasada dhe konsullata të Kosovës në disa shtete nëpër botë./REL/

Artikulli paraprakSëmundjet kardiovaskulare të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme në Australi parashikohet të dyfishohet deri në vitin 2050
Artikulli i rradhës Mjeku i Javës – Kirurgjia e Fëmijëve në Kosovë, Dr. Dëfrim Koçinaj: Sfidat, inovacioni dhe kujdesi i duhur për fëmijët

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.