Forcat ruse kryen sulme me dronë në dy spitale në rajonin verior të Ukrainës, Sumy, sipas zyrtarëve ukrainas.
Brenda pak orëve pas përfundimit të bisedës mes Trump dhe Putin dje, një dron goditi një spital në qytetin Sumy, ku ndodheshin 147 pacientë dhe 22 pjesëtarë të stafit, thuhet në një deklaratë të prokurorëve ukrainas, raporton BBC.
Më pas, në orët e para të së mërkurës, gjashtë dronë sulmuan një spital në qytetin rajonal të Krasnopillya, ku ndodheshin 49 pacientë dhe 11 pjesëtarë të stafit.
Sipas deklaratës, ndërtesa pësoi dëme të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi të gjithë ndodheshin në një strehë në momentin e sulmit. /Gazeta Shneta/




