Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si po ndryshon mjekësia: Nga sëmundja te shëndeti

Jetë 19/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot, nuk është më sëmundja në qendër të vëmendjes, por shëndeti.

Mjekët shpëtojnë jetë njerëzish. Historikisht, mjekësia është përqëndruar në diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Kur një pacient kishte shqetësime, mjekët identifikonin shkakun dhe ofronin terapinë apo mjekimin përkatës.

Një punë sfiduese dhe jetike. Por ka dhe kufizimet e saj. Shpesh herë ndodh që sëmundjet nuk parandalohen dhe kjo rezulton në kosto të larta si financiare ashtu edhe emocionale, për pacientët dhe shoqërinë. Në dekadën e fundit, mjekësia ka përjetuar një transformim të thellë duke krijuar një qasje të re ndaj shëndetit. Në vend që të përqëndrohet vetëm në trajtimin e sëmundjeve, ajo po zhvendos vëmendjen te parandalimi, reduktimi i dëmeve dhe kujdesi për shëndetin.

Ky ndryshim është i frymëzuar nga një kuptim më i thellë ishëndetit si një gjendje jo vetëm fizike, por edhe mendore dhe sociale.

Roli i parandalimit dhe edukimit

Studimet kanë treguar se shumë sëmundje kronike, si diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare mund të parandalohen ose mbahen nën kontroll përmes një stili jetese të shëndetshëm. Mjekësa sot po promovon një qasje më praktike, duke inkurajuar njerëzit të ushqehen shëndetshëm, të bëjnë aktivitet fizik, të shmangin substancat e dëmshme, të menaxhojnë stresin dhe marrëdhëniet me teknologjinë e njëri-tjetrin.

Edukimi i pacientëve është gjithashtu një komponent kyç. Njerëzit janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e shëndetit dhe po marrin përgjegjësi më të madhe përkujdesin e tyre personal. Por duhet pranuar që ndryshimi i menjëhershëm kërkon vullnet të hekurt dhe masa drastike të cilat shpesh i dekurajojnë njerëzit dhe rrjedhimisht bëhen të parealizueshme.

Reduktimi i dëmit dhe roli i teknologjisë

Një koncept që po fiton popullaritet në shëndetin publik është reduktimi i dëmit. Kjo qasje nuk synon të eliminojë plotësisht rreziqet ose sjelljet e dëmshme, por të minimizojë ndikimet negative të tyre në shëndetin e njeriut.

Teknologjia ka revolucionarizuar mënyrën se si menaxhojmë shëndetin tonë. Aplikacionet e shëndetit, pajisjet e monitorimit dhe platformat e shëndetit janë disa nga mjetet që po ndihmojnë njerëzit të jenë më të vetëdijshëm për gjendjen e tyre shëndetësore. Disa hapa më shumë në ditë, hidratim apo një shkëputje për disa momente nga ekrani.

Por konkretisht si ndodh kjo:

Aplikacionet po ndihmojnë njerëzit të monitorojnë kaloritë që konsumojnë, aktivitetin fizik, si dhe kohën e shpenzuar përpara ekranit. Rekomandimet që këto platforma ofrojnë motivojnë individin dhe e ndihmojnë atë të marrë vendime të informuara.

Pajisjet e monitorimit, si orët inteligjente, lejojnë përdoruesit të masin parametra si rrahjet e zemrës, gjumin dhe nivelet e stresit. Ky informacion mund të përdoret për të identifikuar tendenca dhe për të ndërmarrë masa paraprake për përmirësimin e shëndetit. Pa arritur në zhvillimin e sëmundjes.

Disa aplikacione ndihmojnë individët të cilët përpiqen për tëlënë substancat e dëmshme. Për një person që ka lënë alkoolin apo duhanin, aplikacionet konvertojnë ditët pa konsum nëpërfitime për shëndetin, duke treguar se një javë apo një muaj pa alkool mundet realisht të bëjë diferencën. Ndërsa për ata që nuk mund ta lënë duhanin ose zgjedhin të mos e bëjnë, ekzistojnë alternativa me ngrohje, të cilat kanë një rrezik më të ulët për konsumatorët, duke reduktuar kështu mundësinë për zhvillimin e sëmundjeve të lidhura me duhanin.

Gjithmonë pa shmangur konsultën me mjekun apo specialistin.

Sfidat e së nesërmes

Ky transformim i mjekësisë është premtues, por si çdo ndryshim sjell sfida. E rëndësishmja është pranimi dhe ndryshimi i mentalitetit, si te mjekët, ashtu edhe te pacientët. Njerëzit, për arsye të ndryshme që lidhen me ngarkesën, frikën apo neglizhencën, janë mësuar me modelin tradicional të mjekësisë. Ndaj duhet kohë, edukim dhe promovim për të përqafuar një qasje të re që promovon parandalimin dhe reduktimin e dëmit.

Në të ardhmen, mjekësia ka potencialin të bëhet edhe më e fokusuar në shëndetin e përgjithshëm të individit, duke përfshirë jo vetëm aspektet fizike, por edhe ato emocionale dhe sociale. Me zhvillimin e teknologjive të reja dhe një kuptim gjithnjë e më të thellë të sjelljeve të individit, mjekësia do të përmirësojë jetët e njerëzve në mënyra që nuk janë menduar më parë. /TiranaPost

 

Artikulli paraprakSpitali i Përgjithshëm i Mitrovicës: Performanca dhe shërbimet shëndetësore të ofruara sipas raportit të vitit 2024
Artikulli i rradhës Numri i personave me mbipeshë në Zvicër është dyfishuar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.