Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se qeveria e tij do të heqë një pjesë të rëndësishme të byrokacisë në shëndetësi dhe do ta rikthejë atë nën “kontrollin demokratik”.
Reforma e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë (NHS), e cila po kalon në një krizë, është një nga prioritetet kryesore të qeverisë laburiste, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Kryeministri njoftoi se do të mbyllej NHS England, një institucion që mbikëqyr shërbimet shëndetësore në një nga katër shtetet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar.
Në një konferencë për shtyp, Starmer tha se ky vendim është marrë kryesisht për arsye efikasiteti.
“Një nga arsyet që po e heqim këtë është sepse ka dyfishim detyrash. Po, nëse mund ta besoni, kemi një ekip komunikimi në NHS England, një ekip komunikimi në ministrinë e shëndetësisë, dhe kemi edhe një ekip strategjie në NHS England dhe një tjetër në departamentin e qeverisë,” tha Starmer.
Ai gjithashtu shpjegoi se reformat do të bëjnë NHS më të thjeshtë dhe do të kursejnë qindra milionë euro çdo vit.
Ai tha se këto para do të përdoren për të ulur listat e pritjes dhe për të realizuar Planin për Ndryshim, duke hequr shtresat e burokracisë dhe duke dhënë mundësi më shumë për liderët e vijës së parë të NHS të marrin vendime më të shpejta. /Gazeta Shneta/




