Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 raste me fruth gjatë këtij viti në Kosovë, IKSHPK: Është sëmundje serioze, vaksinohuni

Lajme 25/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë këtij viti janë regjistruar 5 raste të fruthit në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vaksinimi kundër fruthit arrin një përqindje mbi 90 për qind.

Në një përgjigje të IKSHPK-së për Indeksonlinen, thuhet se deri tani vaksinimi me dozën e parë është 89%, ndërsa me dozën e dytë 94%.

IKSHPK-ja thotë se thirrja e këtij institucioni për vaksinim ka pasur efekt. Ndërkaq vazhdon t’u bëjë thirrje prindërve, që t’i vaksinojnë fëmijët me vaksinën MMR, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.

“IKSHPK-ja u bën thirrje prindërve në vazhdimësi, që t’i vaksinojnë fëmijët sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, sepse fruthi është sëmundje infektive serioze dhe shumë më ngjitëse se gripi dhe mund të shfaqë komplikime serioze. Vaksinimi është mënyra më efikase për ta parandaluar”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së.

Ndryshe, vaksinimi kundër fruthit bëhet me vaksinën MMR (Fruth, Shtyta, Rubeollë) dhe jepen dy doza. Doza e parë në moshën 12 muajshe dhe doza e dytë ne moshen 4-6 vjecare.

Artikulli paraprakOKB-ja paralajmëron për ndikimin e gripit të shpezëve në furnizimin global me ushqim
Artikulli i rradhës Rastet e tuberkulozit në rritje – 64 të prekur vetëm në mars

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.