Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OKB paralajmëron rikthimin e mundshëm të pandemisë së AIDS-it pa ndihmën e SHBA-së

Jetë 25/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kreu i UNAIDS, Winnie Byanyima, paralajmëroi të hënën për rrezikun e rikthimit të pandemisë së AIDS-it nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërheqin mbështetjen e tyre financiare, duke i bërë thirrje administratës së Donald Trump të rikthejë fondet për ndihmën ndërkombëtare.

“Gjymtimi i buxhetit amerikan ka bërë që 27 shtete afrikane të përballen me mungesë personeli dhe ndërprerje të shërbimeve të diagnostikimit dhe trajtimit, si dhe kolaps të sistemeve të monitorimit”, deklaroi Byanyima në një konferencë për shtyp në Gjenevë, transmeton albinfo.ch.

“Shohim një rrezik real që pandemia e AIDS-it të rikthehet në nivel global, jo vetëm në vendet me të ardhura të ulëta në Afrikë, por edhe te grupet më të rrezikuara në Europën Lindore dhe Amerikën Latine”, shtoi ajo. “Do të shohim njerëz që vdesin, ashtu siç ndodhi në vitet ’90 dhe në fillim të viteve 2000”.

Kaos dhe ndërprerje në shërbime

Pezullimi prej muajsh i ndihmës së huaj nga SHBA ka shkaktuar konfuzion dhe ndërprerje në rrjetin global të reagimit ndaj AIDS-it, pavarësisht përjashtimeve të pjesshme nga administrata Trump. UNAIDS, që financohet në 50% nga SHBA, kishte dhënë alarmin që në fillim të shkurtit.

“Sipas të dhënave tona, nëse ndihma amerikane nuk rifillon, ndërkohë që asnjë vend tjetër nuk ka njoftuar zëvendësimin e saj, do të përballemi me 6.3 milionë vdekje shtesë nga AIDS-i në katër vitet e ardhshme,” theksoi Byanyima. “Kjo është dhjetëfish më shumë se në vitin 2023. Rrezikojmë të humbasim gjithë progresin e arritur në 25 vitet e fundit. Kjo është jashtëzakonisht serioze”, tha ajo.

Pasojat shkatërruese

Duke kujtuar partneritetin e ngushtë me programin Pepfar, i nisur nga ish-presidenti George W. Bush për të luftuar AIDS-in, Byanyima tha se “shkurtimet e menjëhershme të financimeve çuan në mbylljen e shumë klinikave dhe pushimin nga puna të mijëra punonjësve të shëndetësisë”.

“A është e arsyeshme që Shtetet e Bashkuara të duan të ulin mbështetjen financiare gradualisht? Po. Por tërheqja e papritur e ndihmës jetike ka pasoja shkatërruese në të gjitha vendet, veçanërisht në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine”, theksoi ajo.

Në fund, ajo bëri thirrje për rishikimin urgjent të kësaj politike dhe rikthimin e shërbimeve që shpëtojnë jetë.

Artikulli paraprakAksidenti në Ferizaj, Veseli: Tre të lënduar po trajtohen në emergjencën e Ferizajt, një në QKUK
Artikulli i rradhës Një person i lënduar nga aksidenti në rrugën Drenas – Skënderaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.