Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një shtetas turk është gjetur i vdekur në shkallët e një restoranti.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është një 80-vjeçar, i cili dyshohet se ka rrëshqitur teksa po dilte nga një restorant në rrugën “Fehmi Agani”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse të Policisë dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Aktualisht, hetuesit policorë janë duke u marrë me rastin për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.




