Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Personat me Parkinson ose IBD mund të kenë mungesë të grupeve të ngjashme të baktereve të dobishme

Jetë 28/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Personat me sëmundje inflamatore të zorrëve (IBD) kanë një rrezik të shtuar për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit, një gjendje neurodegjenerative.

Një studim i ri që krahason mikrobiomën e personave me IBD dhe atyre me Parkinson ka zbuluar se të dyja grupet kanë mungesë të llojeve të ngjashme të baktereve të dobishme, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Gjetjet sugjerojnë se terapitë që synojnë mikrobiomën për të reduktuar inflamacionin mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të Parkinsonit tek personat me IBD.

IBD prek rreth 5 milionë njerëz në mbarë botën dhe shkakton një sërë simptomash gastrointestinale të cilat mund të lehtësohen me medikamente dhe ndryshime në dietë.

Një meta-analizë e studimeve ka zbuluar se rreziku për Parkinson ishte 41% më i lartë tek personat me IBD sesa tek ata pa këtë gjendje.

Inflamacioni i zorrëve është i zakonshëm si tek IBD, ashtu edhe tek Parkinsoni. Ekspertët besojnë se një nga faktorët që shkakton këtë inflamacion është disbioza, ose çrregullimi i mikrobiomës së zorrëve – popullsia e madhe e mikroorganizmave që jetojnë në traktin gastrointestinal.

Ky hulumtim, i kryer nga shkencëtarë të Universitetit të Floridës, është publikuar në revistën “npj Parkinson’s Disease”.

“Kjo është një studim interesant, pasi është hera e parë që bëhet një krahasim i drejtpërdrejtë midis mikrobiomës së zorrëve të personave me IBD dhe atyre me Parkinson. Ai kontribuon në kuadrin e përgjithshëm të krijuar nga studimet e mëparshme”, tha Katherine Fletcher, drejtuese e komunikimit shkencor nga Mbretëria e Bashkuar e cila nuk ishte e përfshirë në studim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRaportohet për shpërthim të baterive në një ndërtesë në lagjen “Pejton”
Artikulli i rradhës Një çamçakëz mund të çlirojë deri në 3 mijë grimca plastike në gojë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.