“Një mënyrë për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve që transmetohen nga insektet është të bëhet gjaku i kafshëve dhe njeriun toksik për këto insekte që ushqehen me të [gjak],” sipas hulumtesve.
Shkencëtarët kanë zbuluar se një ilaç që zakonisht përdoret për sëmundje të rralla, ku mund ta bëjë gjakun e njeriut vdekjeprurës për mushkonjat, duke ofruar një mundësi për të kufizuar sëmundje si malaria, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Ata eksperimentuan me një ilaç të quajtur nitisinone, që zakonisht jepet individëve me sëmundje të rralla të trashëguara, të cilat zakonisht u pengojnë atyre të zbërthejnë plotësisht disa aminoacide të caktuara.
Ilaçi funksionon duke bllokuar një enzimë për të parandaluar grumbullimin e nënprodukteve të dëmshme të sëmundjeve në trupin e njeriut.
Kur mushkonjat pinë gjak që përmban nitisinone, ilaçi gjithashtu bllokon enzimën në trupat e tyre, duke i ndaluar ato të përpunojnë siç duhet gjakun, duke i çuar ato të vdesin shpejt, sipas gjetjeve të tyre të publikuara në revistën “Science Translational Medicine”.
“Një mënyrë për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve të transmetuara nga insektet është ta bësh gjakun e kafshëve dhe njerëzve toksik për këto insekte që ushqehen me gjak,” tha Lee R. Haines, profesoreshë e asociuar e kërkimeve në Universitetin Notre Dame në SHBA dhe bashkautor kryesor i studimit, në një deklaratë.
“Gjetjet tona sugjerojnë se përdorimi i nitisinone mund të jetë një mjet i ri dhe i premtuar për kontrollin e sëmundjeve të transmetuara nga insektet, si malaria.”
Masat mbrojtëse personale përfshijnë veshjen e rrobave që mbulojnë trupin, përdorimin e repelentëve për mushkonjat dhe përdorimin e rrjetave ose grilave për dritaret dhe dyert.
Sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat përfshijnë malarien, dengun, virusin e Nilit Perëndimor, chikungunywn dhe ethe të verdha, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Ato paraqesin një kërcënim në rritje për shëndetin e njeriut në Evropë, me ndryshimet klimatike që krijojnë kushte më të favorshme për lloje invazive mushkonjash, megjithëse malaria është zhdukur nga kontinenti për disa dekada. /Gazeta Shneta/


