Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi i ri sugjeron pse ADHD mund të rrisë rrezikun e demencës

Jetë 02/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çrregullimi i deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) diagnostikohet më së shumti në fëmijëri, por rastet e diagnostikimit te të rriturit janë në rritje.

ADHD tek të rriturit është i lidhur me një rrezik më të lartë për zhvillimin e demencës, por ekspertët ende nuk e dinë arsyen e saktë, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i ri ka zbuluar se personat me ADHD në moshë të rritur kanë nivele të shtuara të hekurit në disa rajone të trurit dhe nivele të larta të treguesve biologjikë të dëmtimit nervor, të dyja këto të ngjashme me ato që shihen në demencë.

Kërkimet sugjerojnë se të rriturit me ADHD kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar demencë, por mekanizmat pas këtij rreziku mbeten të paqarta. Tani, një studim i ri e mbështet këtë lidhje dhe sugjeron mekanizmat neurologjikë që mund të jenë të përfshirë.

Profesor Paul G. Unschuld, drejtues i Divizionit të Psikiatrisë Geriatrike në HUG (Spitalet Universitare të Gjenevës), profesor i asociuar në Departamentin e Psikiatrisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Gjenevës tha se:

“Studimet epidemiologjike të fundit tregojnë se të rriturit që vuajnë nga ADHD kanë një rrezik të shtuar për demencë në moshë të avancuar, por mekanizmi përmes të cilit ADHD paraqet një rrezik ende nuk është i njohur.”

Studimi i tyre, i botuar në revistën “Psychiatry and Clinical Neurosciences”, zbuloi se të rriturit me ADHD kanë nivele të larta të hekurit në rajone të trurit që lidhen me funksionet njohëse. Gjithashtu, ata identifikuan biomarkerë të dëmtimit nervor në gjak, të ngjashëm me ata të vërejtur te personat me demencë.

“Sfidat kryesore të këtij studimi janë madhësia e vogël e mostrës (32 pacientë me ADHD), prandaj rezultatet duhet të interpretohen me kujdes. Nevojiten kërkime afatgjata për të konfirmuar nëse akumulimi i hekurit në tru dhe dëmtimi i aksoneve rrisin drejtpërdrejt rrezikun e demencës, apo nëse faktorë të tjerë si stili i jetesës, medikamentet dhe gjenetika luajnë një rol në këto modele të vëzhguara, tha Dr. Steve Allder, neurolog konsulent në ‘Re: Cognition Health’, i cili nuk ishte i përfshirë në studim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ndikon dieta ketogjenike në procesin e plakjes biologjike
Artikulli i rradhës Diabeti tip 2 i sapodiagnostikuar lidhet me rrezik më të lartë për disa lloje kanceri

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.