Deri në vitin 2021, studiuesit vlerësuan se rreth 10.5% e popullsisë globale të të rriturve ka diabet, me 90% të këtij numri që kanë diabet tip 2.
Obeziteti dhe diabeti i tipit 2 janë faktorë të njohur rreziku për disa lloje kanceri, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i ri ka lidhur shfaqjen e diabetit të tipit 2 për herë të parë me një rrezik të shtuar për zhvillimin e disa llojeve të kancerit që lidhen me obezitetin, duke përfshirë kancerin kolorektal, pankreasit dhe mëlçisë.
Ky rrezik i shtuar ishte më i lartë te burrat se te gratë, pa marrë parasysh indeksi i masës trupore (IMT).
Një studim i ri i prezantuar në Kongresin Evropian mbi Obezitetin (ECO 2025) raporton se shfaqja e diabetit të tipit 2 mund të rrisë rrezikun e një personi për zhvillimin e disa kancereve që lidhen me obezitetin, përfshirë kancerin kolorektal, pankreasit dhe mëlçisë.
Në përfundim të studimit, ekipi hulumtues zbuloi se diabeti i tipit 2 që shfaqet për herë të parë ishte i lidhur me një rrezik 48% më të lartë për zhvillimin e një kanceri që lidhet me obezitetin te burrat dhe një rrezik 24% më të lartë te gratë.
Për më tepër, shkencëtarët zbuluan një lidhje midis diabetit të tipit 2 që shfaqet për herë të parë dhe rrezikut të shtuar për tre nga kancere të lidhura me obezitetin që u studiuan.
Rreziku për kancer kolorektal u rrit me 27% për burrat dhe 34% për gratë, mundësia për kancer të mëlçisë u katërfishua për burrat dhe u rrit pesë herë për gratë. Po ashtu, rreziku për kancer të pankreasit pothuajse u dyfishua për gratë dhe u rrit me 74% për burrat. /Gazeta Shneta/


