Një studim i kryer nga Qendra Spanjolle e Kërkimeve mbi Kancerin (CNIO) ka zbuluar se dieta me yndyrna të larta mund të nxisë metastazën e kancerit të gjirit në modelet e kafshëve.
Kjo dietë aktivizon mekanizma që lehtësojnë përhapjen e kancerit në organet e tjera, duke përfshirë rritjen e ekspresionit të proteinës fibronectin në indet e mushkërive, ku qelizat tumorale metastazojnë.
Fibronectina ndihmon në krijimin e “nishës premetastatike,” duke mundësuar që qelizat tumorale të ndërveprojnë më mirë me trombocitet dhe të mbijetojnë më lehtë, transmeton Gazeta Shneta.
Për të kuptuar ndikimin e këtyre rezultateve tek pacientët njerëzorë, është analizuar gjithashtu gjaku i pacienteve me kancer të gjirit tripel-negativ, para dhe pas trajtimit me kimioterapi. Rezultatet treguan se, edhe pse obeziteti nuk u lidh me rrezik më të madh për metastaza, pacientët me koagulim të shtuar të gjakut kishin një rrezik më të lartë për rishfaqje të sëmundjes pas pesë vjetësh.
Studimi ka treguar gjithashtu se dieta me yndyrna të larta rrit aktivizimin e trombociteve dhe koagulimin e gjakut, duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave tumorale nga sistemin imunitar. /Gazeta Shneta/


