Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit (AUV), ka dal me një njoftim pas shqetësimit të krijuar nga gjetja e salmonelës në mishin e bardhë të markës “Copacol” në Shqipëri.
AUV ka siguruar se ky mish është i sigurt për konsum dhe i plotëson të gjitha kriteret për tregtim në Kosovë.
“Të gjitha rezultatet e analizave konfirmojnë, mishi i bardhë i pulës qe tregtohet në Kosovë është i sigurt. Pas ngritje se dyshimeve se mishi i pulës me origjinë nga Brazili kishte rezultuar pozitiv në Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte ndërmarrë e veprimeve për të hequr dyshimet për konsumatorin kosovarë. Me një gjurmim të potë, duke vendosur masa shtesë kontrolli duke përfshirë edhe marrjen e mostrave. Kufizime të shitjes deri në konfirmim përmes rezultateve të analizave laboratorike. Sot janë nxjerrë rezultatet, të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qenë duke u tregtuar dhe ai që ishte duke u importuar, është i sigurt për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim”, ka njoftuar agjencia.
Në vijim, AUV sqaroi se mostrat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili janë testuar për prani të Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis në nivel mikrobiologjik.
“Testet janë kryer me ANSR metodë e avancuar për amplifikimin e ADN-së se Salmonelles spp. Të njëjtat janë konfirmuar edhe me metodën klasike e bazuar në ISO 6579-1. Limitet të përcaktuara sipas rregullores për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore nr. 27/2012, si edhe plotësim ndryshimit 09/2018″.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka garantuar se gjithmonë do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi për të eliminuar çdo dyshim të konsumatorëve mbi pasigurinë e produkteve.
“Ne po punojmë çdo ditë që siguria e ushqimit në vend të jetë e besueshme dhe e perceptuar si një fakt i padiskutueshëm”, thuhet në përfundim të njoftimit zyrtar. /Gazeta Shneta/




