Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Çdo 2 minuta një nënë humbet jetën nga shkaqe të parandalueshme

Këshilla për shtatzëna 08/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pavarësisht përparimeve të mëdha në shëndetin amtar, gratë shtatzëna sot përballen sërish me rreziqe serioze.

Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara tregon se vdekshmëria amtare është ulur me 40% që nga viti 2000, por numri i vdekjeve mbetet alarmant: vetëm në vitin 2023, mbi 260 mijë gra humbën jetën për shkak të komplikacioneve gjatë shtatzënisë apo lindjes.

Raporti, i publikuar në Ditën Botërore të Shëndetit, thekson se çdo dy minuta një nënë humbet jetën kryesisht nga shkaqe që mund të parandaloheshin me kujdes bazik dhe shërbime të disponueshme.

Pandemia COVID-19 solli një rritje të menjëhershme të vdekjeve: në vitin 2021, 40 mijë gra më shumë humbën jetën krahasuar me një vit më parë, si pasojë e komplikacioneve direkte dhe ndërprerjes së shërbimeve për nënat dhe foshnjat.

Bazuar në vlerësimet e publikuara aktualisht, afër 300 mijë gra humbasin jetën për shkak të shtatzënisë ose lindjes së fëmijëve çdo vit, ndërsa mbi 2 milionë foshnja vdesin në muajin e parë të jetës dhe rreth 2 milionë të tjerë lindin të vdekur. Kjo është afërsisht një vdekje e parandaluar çdo 7 sekonda, sipas OBSH-së.

Situata është veçanërisht e rëndë në vendet me konflikte dhe krizë humanitare. Në disa vende afrikane dhe në Afganistan, një vajzë e re përballet me një rrezik të frikshëm: 1 në 25 mund të humbasë jetën nga shtatzënia gjatë jetës së saj.

OKB apelon për investime urgjente në sistemet shëndetësore, në mami, infermierë dhe furnizime jetike, për të shmangur vdekjet që mund të parandalohen. /EuronewsAlbania

Artikulli paraprakAUV konfirmon se mishi brazilian është i sigurt për tregun e Kosovës
Artikulli i rradhës Arrestohet një 58-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se e dhunoi një 14-vjeçare disa herë brenda vitit

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.