Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Doktori me origjinë nga Drenasi emërohet shef i Klinikës së Kardiologjisë në një land në Gjermani

Lajme 09/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Ali Hajdari, me origjinë nga Drenasi, është emëruar shef i Klinikës së Kardiologjisë dhe Angiologjisë në spitalin Krankenhaus Waltershausen-Friedrichroda në landin e Thüringenit, duke u bërë kështu drejtuesi i parë shqiptar i një klinike të këtij lloji në këtë rajon të Gjermanisë.

Kjo arritje e shënon një tjetër sukses të madh për mërgatën shqiptare.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ku ka theksuar rëndësinë e këtij suksesi.

“Fushëveprimtaria profesionale e dr. Hajdarit është shumë e gjerë e koncentruar tek intervenimet në zemër, implantimin e device-ve speciale të zemrës e po ashtu edhe mjekimin e sëmundjeve të arterieve periferike me procedura endovaskulare. Ai vazhdon të punojë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore të Gjermanisë dhe të Kosovës. Bravo Ali!”, shkroi ambasadori Ajeti.

Dr. Hajdari ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, duke ndjekur më pas një karrierë të suksesshme profesionale në disa nga klinikat më prestigjioze universitare të Gjermanisë, si ato në Mannheim, Jena, St. Georg Klinikum Eisenach dhe Elisabeth-Klinikum Schmalkalden.

Ai është specialist i Mjekësisë Interne dhe subspecialist i Kardiologjisë, i diplomuar në Qendrën Klinike Universitare të Jenës dhe gjithashtu subspecializant i Angiologjisë (sëmundjeve të enëve të gjakut).

Artikulli paraprakHumbja e dëgjimit lidhet me rrezikun e dështimit të zemrës
Artikulli i rradhës Shkon në 113 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate në Republikën Dominikane

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.