Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alergjia ndaj polenit: Alergjia sezonale më e shpeshtë në Kosovë- Intervistë me Dr. Leonora Svarça, alergoimunologe

Lajme 09/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Leonora Svarça- Alergoimunologe në QKUK Foto: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me ardhjen e pranverës dhe ndryshimeve në klimë, shumë njerëz në Kosovë përballen me alergji sezonale, të cilat shoqërohen me kruarje të syve, bllokim të hundës, rrjedhje të hundës, lodhje dhe teshtima të vazhdueshme, që shpesh bëhen pjesë e pandashme e jetës sonë.

Sipas Dr. Leonora Svarçës, alergoimunologe në QKUK, rinitet e shkaktuara nga polenet janë më të përhapura në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.

“Këto polene ne i quajmë në periudha polenike. I ndajmë në polenin e drurëve, polenin e barërave dhe ato të shkurreve. Shpesh ndodh që pacientët të jenë më të ndjeshëm ndaj më shumë se një poleni, dhe kur ato interferojnë me njëra-tjetrën, simptomat mund të zgjasin nga fillimi deri në fund të vitit”, tha ajo.

Dr. Svarça shprehet se në fillim simptomat mund të jenë të lehta, por shpesh mund të përkeqësohen dhe kërkojnë trajtim më të specializuar.

“Simptomat kryesore janë: rrjedhje e hundëve, kruarje e hundës, kruarje të veshëve, të qiellzës dhe ndonjëherë të fytit. Kur sëmundja përparon, pacientët kërkojnë ndihmë te mjekët specialistë dhe marrin trajtim dhe këshilla për mbrojtjen ndaj kësaj sëmundjeje”, thekson Dr. Svarça.

Tutje, alergoimunologia Dr. Svarca shprehet se fëmijët dhe adoleshentët janë më të rrezikuar nga alergjia.

“Alergjia nuk kursen asnjë moshë, por tek fëmijët dhe adoleshentët janë më të rrezikuar për shkak të ndjeshmërisë më të lartë të sistemit të tyre imunitar,” shtoi Dr. Svarça./Gazeta Shneta/

Për këto dhe detaje të tjera shihni videon më poshtë

 

Artikulli paraprakIlaçet për humbje peshe për diabetin mund të zvogëlojnë rrezikun e Alzheimerit
Artikulli i rradhës Faktorët që sjellin tensionin e lartë të gjakut tek gratë pas lindjes së fëmijës

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.