Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Krim i tmerrshëm në Gjermani, gazeta Bild: Kosovari theri gruan para djalit të tyre 7-vjeçar

Lajme 10/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin München në Gjermani, ku një shtetas me origjinë nga Kosova dyshohet se e ka therur gruan e tij, me të cilën ende ishte i martuar ligjërisht.

Sipas të përditshmes BILD, i dyshuari Samson K. (33) dyshohet se e ka sulmuar me më shumë se 5 goditje me thikë bashkëshorten Sabrina K. (31), në një sulm të tmerrshëm që ka ndodhur përpara syve të djalit të tyre 7-vjeçar, transmeton Express.

Ngjarja ndodhi të martën, pasi Samson kishte tentuar të marrë vajzën 4-vjeçare nga kopshti, por personeli refuzoi ta lëshonte fëmijën dhe njoftoi nënën, e cila menjëherë shkoi dhe e mori. Sabrina më pas e dërgoi vajzën tek një shoqe që banon në të njëjtën ndërtesë dhe shkoi për ta marrë djalin nga shkolla, rreth 150 metra larg banesës.

Teksa kthehej me djalin drejt shtëpisë, Sabrina u prit nga burri i saj, i cili besohet se e goditi me thikë në prani të fëmijës. Viktima u rrëzua në tokë, e plagosur rëndë, ndërsa i dyshuari qëndroi aty, pranë saj, deri në arritjen e policisë.

Një dëshmitar arriti ta fotografojë të dyshuarin teksa qëndronte pranë trupit të bashkëshortes dhe fliste në telefon. Sipas dëshmitarëve, ai kishte deklaruar: “Ju nuk e dini çfarë më ka bërë ajo.”

Samson dhe Sabrina ishin të martuar prej disa vitesh dhe kishin dy fëmijë së bashku. Marrëdhënia e tyre ishte prej kohësh problematike, me përplasje të shpeshta. Sipas BILD, Samson K. ishte dënuar më parë me gjobë për dhunë në familje dhe shkelje të urdhrit të mbrojtjes.

Në janar të këtij viti, ai e kishte sulmuar fizikisht gruan, duke i dhënë një shuplakë dhe duke e tërhequr për flokësh – nga ku ajo kishte mbetur me buzën e poshtme të enjtur e me gjak, si dhe me gërvishtje në fytyrë. Pas kësaj ngjarjeje, me vendim të gjykatës, Samson-it iu ndalua t’i afrohej Sabrinës ose banesës së saj në një perimetër më të afërt se 100 metra – vendim që ai e kishte shkelur të paktën 4 herë.

Çfarë ndodhi me fëmijët?

Policia është kujdesur për të dy fëmijët pas ngjarjes. Një police e mori vajzën për dore dhe luajti me të në një park lojërash, ndërsa një tjetër oficer u përkujdes për djalin. Ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me fëmijët. Nëse nuk ka familjarë të afërt në Gjermani, ata do të vendosen përkohësisht në një strehimore për fëmijë.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa i dyshuari ndodhet në paraburgim.

Artikulli paraprakA i përjashtoi SHSKUK specialistët me kriterin e titujve në konkursin për drejtor të 16 klinikave
Artikulli i rradhës “Rriten temperaturat ditëve në vijim”, thotë meterologu Rugova

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.