Studimet e mëparshme kanë lidhur disa aditivë ushqimorë të pranishëm në ushqimet e përpunuara me një rrezik më të lartë për zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Një studim i ri ka zbuluar se dy përzierje të caktuara të aditivëve të zakonshëm ushqimorë mund të rrisin mundësinë që një person të zhvillojë diabet të tipit 2, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Përzierja që përmbajnë një sërë aditivësh dhe konservuesish, përfshirë aspartaminën, gomën ksantane dhe sukralozën, u lidhën me një rritje të rrezikut për diabet.
Një studim i fundit i publikuar në mars 2023 raportoi se 60% e ushqimeve dhe pijeve të paketuara të shitura në SHBA përmbajnë aditivë ushqimorë, duke përfshirë ngjyrues, aromatizues, ëmbëlsues jo ushqyes dhe konservues.
Studimet e mëparshme kanë lidhur disa aditivë ushqimorë me rrezikun për diabet të tipit 2. Për shembull, një studim i publikuar në maj 2024 identifikoi shtatë emulgatorë specifikë ushqimorë të pranishëm në ushqimet ultra të përpunuara që mund të rrisin rrezikun për këtë sëmundje. Ndërkohë, një studim i publikuar në korrik 2023 zbuloi një lidhje të mundshme mes ëmbëlsuesve artificialë dhe një probabiliteti të shtuar për zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Tani, një studim i ri i publikuar së fundmi në revistën “PLOS Medicine”, ka gjetur se dy përzierje të caktuara të aditivëve të zakonshëm ushqimorë mund të rrisin rrezikun që një person të zhvillojë diabet të tipit 2.
Studiuesit vlerësojnë se rreth 830 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me diabet, dhe 90% e këtyre rasteve janë me diabet të tipit 2.
Një dietë që përbëhet kryesisht nga ushqime të përpunuara mund të rrisë rrezikun për diabet të tipit 2. /Gazeta Shneta/


