Sekretari i MSh-së Naim Bardiqi ka thënë se stafi shëndetësor po refuzojnë të përdorin Sistemin Informativ Shëndetësor.
“Sistemi Bazik i Informimit Shëndetësor është i shtrirë nga viti 2019, por kemi një raport të fundit që vetëm 54 nga mbi 470 institucione të kujdesit parësor shëndetësor e përdorin sistemin 100 për qind. Dmth refuzohet përdorimi. Sistemi është brenda rrjetit qeveritar, por kjo është një gjë që nuk thuhet shpesh në publik dhe është një nga problemet më të mëdha që t’i bindim institucionet shëndetësore që t’i përdorin sistemet”, ka thënë Bardiqi në një intervistë për TV Arbëria.
Bardiqi ka thënë se shpesh herë “mezi presin që t’ju dal një problem që të mos e përdorin”.
Bardiqi ka thënë se sistemi për mbikëqyrjen e sëmundjeve ngjitëse ka kushtuar rreth 250 mijë euro dhe sipas tij për një vit nuk ka raportuar asnjë institucion.
“Ligji i obligon të gjitha institucionet që të raportojnë. Sistemi është dorëzuar në 2023 dhe për një vit ka pasur zero raportime”, ka thënë Bardiqi. Ai ka thënë se për këtë janë marr masa. /Gazeta Shneta/


