Sekretari i MSh-së Naim Bardiqi ka thënë se në dy raste e ka denoncuar një operator ekonomik për oferta për ushtrim të ndikimit por prokuroria nuk e ftoi asnjëherë për të dhënë dëshmi.
Bardiqi ka thënë se kjo ka ndodhur në vitin 2022 nga një operator ekonomik në një procedurë tenderuese.
Ai ka deklaruar se këtë gjë e ka denoncuar dy herë në publik por prokuroria nuk e ka ftuar asnjëherë për të dhënë dëshmi.
“Dy herë e kam përmend në publik se kam pas oferta nga një operator ekonomik. Kjo ka qenë përpjekje për të ushtruar ndikim. Dy herë e kam denoncuar, dhe as operatori ekonomik nuk më ka përgënjeshtruar dhe as prokuroria nuk më ka ftuar për të dhënë dëshmi”, ka deklaruar Bardiqi në një intervistë në TV Arbëria. /Gazeta Shneta/


