Divizioni i Burimeve Njerëzore të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka publikuar emrat e kandidatëve që i plotësojnë kriteret për pozitën e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si dhe për drejtorët e spitaleve të përgjithshme në Ferizaj dhe Mitrovicë.
Sipas një njoftimi zyrtar në uebfaqen e ShSKUK-së, është publikuar lista e kandidatëve që i plotësojnë kriteret për drejtor të QKUK-së, si dhe të spitaleve në Ferizaj dhe Mitrovicë, shkruan Gazeta Shneta.
Për pozitën e drejtorit të QKUK-së, kandidatët janë: Enver Gashi, Osman Hajdari dhe Zef Ndrejaj.
Për pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, kandidatët janë: Fikret Arifi, Blerim Gashi, Vllaznim Tahiri dhe Jeton Zeqiri.
Ndërsa për pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, kandidatët janë: Hakif Veliu, Gëzim Berisha, Bashkim Hasani dhe Laura Nushi. /Gazeta Shneta/





