Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ShSKUK dhe CfKK nënshkruajnë memorandume bashkëpunimi për Pediatrinë në QKUK

Lajme 14/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

ShSKUK dhe organizata Care for Kosovo Kids kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi për të përmirësuar infrastrukturën dhe trajtimin e pacientëve në repartet pediatrike të QKUK-së.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), përfaqësuar nga drejtori i përgjithshëm, Elvir Azizi, dhe organizata humanitare Care for Kosovo Kids (CfKK), përfaqësuar nga znj. Anke Gerrits, kanë nënshkruar sot, dy Memorandume Mirëkuptimi, që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së trajtimit për pacientët në repartet pediatrike të QKUK-së.

Marrëveshja e parë ka të bëjë me zbatimin e sistemit-platformës moderne për regjistrimin dhe menaxhimin e të dhënave të pacientëve në repartin e Hemato-Onkologjisë pediatrike.

CfKK kontribuon me pajisje teknologjike dhe trajnime, kurse ShSKUK merr përsipër instalimin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit në përputhje me ligjet për mbrojtjen e të dhënave.

Marrëveshja e dytë ka në fokus rinovimin e kuzhinës në Klinikën e Pediatrisë, si dhe sigurimin e pajisjeve për përmirësimin e shërbimeve për pacientët dhe stafin.

Kjo marrëveshje përfshin, investim nga CfKK në vlerë prej 50,000 euro për pajisje moderne të kuzhinës, kurse ShSKUK-së do të bëjë rinovimin e hapësirës dhe përfundimin e projektit sipas afateve të përcaktuara kohore.

Artikulli paraprakKëta janë kandidatët për drejtorë të QKUK-së dhe spitaleve në Ferizaj e Mitrovicë
Artikulli i rradhës Testi i ri i gjakut mund të ndihmojë në identifikimin e pacientëve me Parkinson në fazat e hershme të sëmundjes

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.