Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), konsumimi i alkoolit mund të rrisë rrezikun për kancer, ndërsa përdorimi i tepruar mund të rrisë rrezikun për tension të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Një fushë e vazhdueshme e kërkimeve është mënyra se si alkooli mund të ndikojë në tru.
Një studim i publikuar në revistën “Neurology”, shqyrtoi ndikimin e konsumimit të alkoolit në aspekte të ndryshme të trurit, në veçanti në neuropatologjitë që lidhen me demencën, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Në këtë studim u zbulua se pirja e moderuar dhe e rëndë në të kaluarën lidhet me arteriosklerozën hyaline, një trashje dhe ngushtim i veçantë i enëve të gjakut që mund të ndodhë tek të moshuarit dhe ata me kushte të caktuara shëndetësore
Pirja e rëndë në të kaluarën lidhej gjithashtu me një raport më të ulët të masës së trurit dhe aftësi më të dobëta njohëse krahasuar me ata që nuk kanë pirë kurrë.
Megjithëse nevojiten më shumë kërkime, rezultatet tregojnë për një ndikim të mundshëm dëmtues të alkoolit në tru. /Gazeta Shneta/


