Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zjarr në afërsi të “American Clinic” në Prishtinë – reagon klinika: Nuk u prek objekti, situata është nën kontroll

Lajme 17/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një zjarr është raportuar pak më parë në afërsi të “American Clinic” në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës, ku në vendin e ngjarjes janë parë tri kamionë të zjarrfikësve.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë për praninë e shtuar të forcave të emergjencës, që reaguan menjëherë pas raportimeve për flakët në një pjesë të objektit pranë klinikës, raporton Sinjali.

Lidhur me rastin, ka reaguar vetë klinika duke sqaruar se zjarri nuk ka ndodhur brenda ambienteve të klinikës, por në pjesën anësore të objektit.

“Klinika Amerikane ‘Dr. Behar Kusari’ njofton opinionin publik se gjendja e krijuar pak orë më parë, nuk ka të bëj me ndonjë zjarr në Klinikë. Zjarri kishte të bënte me pjesën anësore të objektit, për çka falënderojmë zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunim korrekt”, thuhet në reagimin e Klinikës.

Ata kanë theksuar se situata është nën kontroll dhe nuk ka pasur asnjëherë ndërprerje të shërbimeve për pacientët.

“Plani operativ dhe shërbimi 24/7 është duke u kryer për të gjithë pacientët nga stafi mjekësor profesional dhe në asnjë moment nuk ka pasur dhe nuk do të ketë ndërprerje të shërbimeve. Të gjithë pacientët i falënderojmë për besimin dhe bashkëpunimin dhe njëherësh ju sigurojmë për përkushtimin tonë me shërbimet profesionale dhe kujdes.”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Artikulli paraprakSi mund të dalloni një abort të hershëm gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Infarkti i zemrës: Shkaqet, shenjat dhe rëndësia e koronarografisë – Flet Dr. Vigan Mahmutaj, kardiolog

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.