Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarm i rremë për mjet shpërthyes në Spitalin e Prizrenit – rezulton lodër fëmijësh

Lajme 17/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit gjatë ditës së sotme  ka njoftuar se objekti i dyshuar i hasur të mërkurën pasdite mbi kulmin e stacionit të oksigjenit, pas verifikimeve ka rezultuar të jetë “lodër për fëmijë në formë granatë të dorës”.

Në njoftimin e Spitalit thuhet se për sigurinë e stafit dhe pacientëve është njoftuar menjëherë Policia e Kosovës.

“Dje, në orët e pasdites, ekipi kujdestar i mjekëve të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka vërejtur një objekt me pamje të ngjashme me granatë dore, i vendosur mbi kulmin e stacionit të oksigjenit, në hapësirat e spitalit. Për të garantuar sigurinë e stafit dhe pacientëve, menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në vendin e ngjarjes”.

Tutje spitali njofton se pas procedurave vlerësuese është konstatuar se objekti i dyshuar ishte një lodër për fëmijë në formë granatë të dorës.

“Pas vlerësimit fillestar, Policia ka thirrur njësitin e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili ka ndërhyrë në mënyrë profesionale. Pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se objekti në fjalë ishte një “lodër për fëmijë, në formë granatë të dorës” dhe nuk paraqiste asnjë rrezik për sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e Spitalit, raporton Telegrafi.

Spitali i Prizrenit me këtë rast ka shprehur mirënjohje për Policinë e Kosovës dhe ekipin e FSK-së për reagimin e menjëhershëm dhe ndërhyrjen profesionale.

Ftojmë qytetarët për qetësi dhe mirëkuptim, duke theksuar se situata është menaxhuar me kujdes dhe pa rrezik për stafin apo pacientët”, thuhet tutje në njoftimin e Spitalit të Prizrenit./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInfarkti i zemrës: Shkaqet, shenjat dhe rëndësia e koronarografisë – Flet Dr. Vigan Mahmutaj, kardiolog
Artikulli i rradhës Ndërron jetë edhe një i lënduar nga zjarri në Koçan, shkon në 62 numri i viktimave

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.