Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Ditën Evropiane të Pacientëve në Kosovë, Baraku thekson rolin e aktiviteteve promovuese rreth shëndetit në shkolla

Lajme 19/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me rastin e Ditës Evropiane të Pacientëve, drejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), Dr. Ardita Baraku, ka folur në mesin e panelistëve në tryezën e diskutimit të organizuar nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK).

Në fokus të fjalës së saj ishte integrimi i plotë i edukimit shëndetësor në sistemin arsimor të vendit dhe roli i Institutit në zhvillimin e politikave përmirësuese dhe gjithëpërfshirëse rreth shëndetit të popullatës, shkruan Gazeta Shneta.

“Roli i edukimit shëndetësor nuk është vetëm që nxënësit të dëgjojnë një informacion, por të jenë në gjendje ta kuptojnë, ta zbatojnë dhe ta jetojnë atë në një mjedis shoqëror që e mundëson zbatimin e tij. Kjo ndihmon në marrjen e vendimeve që i predispozojnë për një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme,” u shpreh ajo.

Baraku theksoi se edukimi shëndetësor është një ndër investimet më afatgjata, meqë efektet e tij shfaqen me kalimin e viteve. Teksa, ndryshimi i zakoneve dhe mentaliteteve kërkon kohë, përkushtim dhe punë të përbashkët ndërinstitucionale.

Përgjatë fjalimit, ajo tha se që nga viti 2004, ekziston strategjia për shkollat promovuese të shëndetit, dhe që nga ajo kohë është zhvilluar një punë disa vjeçare në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe institucionet tjera.

Drejtoresha bëri të ditur poashtu se edukimi shëndetësor është përfshirë në kurrikulat shkollore përmes lëndëve si edukata fizike, biologjia dhe ndonjëherë edhe edukata qytetare. Krahas kësaj, është punuar për fuqizimin e kapaciteteve të mësimdhënësve me njohuri dhe aftësi që të trajtojnë në mënyrë profesionale temat shëndetësore.

“Gjatë periudhës 2019–2024 janë trajnuar mbi 2,600 mësimdhënës për të ligjëruar rreth edukimit riprodhues dhe seksual gjithëpërfshirës në shkollat e Kosovës. Gjithashtu, është zhvilluar një sistem i monitorimit të gjendjes shëndetësore të popullatës, përfshirë edhe fëmijët, me mbledhje statistikash, analizë të trendeve dhe identifikim të nevojës për intervenime të caktuara”.

Teksa në vitin 2024 janë mbajtur gjithsej 961 ligjërata edukative shëndetësore, prej të cilave 574 në shkolla, duke përfshirë mbi 28 mijë nxënës. Temat kanë përfshirë aktivitetin fizik, parandalimin e aksidenteve, abuzimin me substanca narkotike, alkoolin, HIV/AIDS, shëndetin seksual, kequshqyerjen, kancerin e qafës së mitrës, vaksinën HPV dhe tuberkulozin, ka shtuar më tutje Baraku.

Ndërkohë, janë organizuar edhe 350 sesione informuese për prindërit, me pjesëmarrjen e mbi 4,300 prindërve, ku është diskutuar për vaksinën HPV dhe rëndësinë e saj për vajzat e klasës së gjashtë dhe të shtatë. E veçanta e këtij programi është se vaksinimi tashmë përfshin edhe djemtë, duke arritur deri më tani në 12 mijë të vaksinuar, me një trend të barabartë me atë të vajzave, thotë ajo.

Së fundi, drejtoresha Baraku ka thënë se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, po zhvillohet një hulumtim për përdorimin e duhanit në mesin e të rinjve, një studim që realizohet për herë të tretë në Kosovë, pas atyre të mbajtura në vitet 2006 dhe 2014. /Gazeta Shneta/

 

 

 

 

Artikulli paraprakPRAK: Edukimi shëndetësor në shkolla parandalon sëmundjet dhe nxit zakone të shëndetshme që në fëmijëri
Artikulli i rradhës UNFPA: Të flasim hapur në shkolla – Edukimi seksual si mburojë ndaj dhunës dhe sëmundjeve

Ju sugjerojmë

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.