Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

PRAK: Edukimi shëndetësor në shkolla parandalon sëmundjet dhe nxit zakone të shëndetshme që në fëmijëri

Lajme 19/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientëve është një ngjarje e rëndësishme që organizohet çdo vit më 18 prill.

Me rastin e Ditës Evropiane të Pacientëve, më 18 prill, Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK), organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, organizatat shëndetësore dhe ato të shoqërisë civile. Kjo ditë është shënuar dhe mbajtur në Kosovë që nga viti 2013 nga PRAK.

PRAK, gjatë diskutimeve, theksoi se tema e këtij vitit, “Edukimi shëndetësor në shkolla si pjesë e kujdesit të integruar shëndetësor”, është jetike për të ndërtuar një shoqëri më të shëndetshme dhe më të ndërgjegjshme, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo çështje ndihmon në radhë të parë në parandalimin e hershëm të sëmundjeve kronike përmes njohurive të fituara që në moshë të hershme, pastaj formimin e zakoneve të shëndetshme. Po ashtu, duke qenë pjesë e kujdesit të integruar, ky edukim e lidh shkollën me sistemin shëndetësor dhe fuqizon bashkëpunimin mes institucioneve për të promovuar mirëqenien.

Në fjalën e tij, Agron Bytyqi, drejtor ekzekutiv i PRAK, solli në vëmendje përvojat e disa shteteve evropiane ku edukimi shëndetësor është pjesë e pandashme e arsimit parauniversitar.

“Do të përmend katër shembuj që ndoshta do të hapin debat për diskutim,” tha ai, duke e nisur me Finlandën dhe Holandën si modele suksesi.

Në Finlandë, edukimi shëndetësor është një lëndë e veçantë që nis nga klasa e shtatë dhe vazhdon deri në shkollën e mesme. Ajo përfshin tema të rëndësishme si trupi i njeriut, higjiena personale, shëndeti riprodhues, ushqimi i shëndetshëm, menaxhimi i stresit dhe aktiviteti fizik. “Si rezultat i kësaj qasjeje të qeverisë finlandeze, është vërejtur një ulje e dukshme e rasteve të obezitetit në adoleshencë, dhe rritje e vetëdijes për shëndetin mendor dhe parandalimin e sëmundjeve kronike,” theksoi Bytyqi.

Në Holandë, përveç edukimit seksual gjithëpërfshirës, nxënësit mësojnë për stilin e jetesës dhe ndikimin e tij në shëndet. “Kjo ka ndikuar në uljen e nivelit të pirjes së duhanit dhe konsumit të alkoolit në moshat e hershme,” tha ai.

Ndërkohë, ai ka ndarë edhe shembullin e Gjermanisë dhe Suedisë ku edukimi shëndetësor haset brenda lëndëve si biologjia, edukimi qytetar dhe edukimi fizik. Në Suedi, për shembull, çdo shkollë ka qasje të strukturuar në shërbime shëndetësore, të lidhura me mjekët dhe infermierët e komunitetit, dhe sipas nevojës, përfshihen edhe profesionistë të shëndetit mendor apo shërbimeve sociale, ka shtuar ai.

Sipas Bytyqit, Kosova aktualisht po përballet me një rritje shqetësuese të sëmundjeve kronike jo-ngjitëse si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti dhe çrregullimet mendore. “Këto mund t’i atribuojmë ndoshta nivelit të ulët të edukimit shëndetësor, por ndikojnë edhe faktorë tjerë si rritja e jetëgjatësisë dhe mosha mesatare e popullatës,” tha ai.

Megjithatë, Bytyqi përmbylli fjalimin e tij me një mesazh të qartë: “Ajo që është vërtetuar shkencërisht është se, nëse një vend ka një planprogram të mirëfilltë shëndetësor në arsim, atëherë kjo ndikon ndjeshëm në uljen e rasteve të sëmundjeve kronike.” /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPRAK në Ditën Evropiane të Pacientëve, këtë vit me theks të veçantë: “Edukimi shëndetësor në shkolla si pjesë e kujdesit të integruar”
Artikulli i rradhës Në Ditën Evropiane të Pacientëve në Kosovë, Baraku thekson rolin e aktiviteteve promovuese rreth shëndetit në shkolla

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.