Dr. Shpëtim Thaçi

Specialist i Pulmologjisë

Dr. Shpëtim Thaçi është specialist i pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën e Pulmologjisë.

Ai ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2019, ndërsa titullin Doktor i Shkencave Mjekësore e ka fituar në vitin 2021.

Përveç punës klinike, Dr. Shpëtimi nga viti 2012 deri në 2014 ka qenë Asistent i angazhuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Katedra e Fiziologjisë.

Në vitet 2022-2023 ka ligjëruar si Profesor Asistent në Kolegjin Universum.
Ndërsa nga viti 2023 mban pozitën e Asistentit të rregullt në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë në Mjekësi Interne-Pulmologji.

Dr. Shpetimi është autor dhe bashkautor i një numri të punimeve shkencore të publikuara në revista prestigjioze

Tel: 044 642 863

Email: [email protected]

POSTIMET

Më shumë se 70 punonjës shëndetësorë janë infektuar me virusin Ebola gjatë përpjekjeve për kontrollimin e një shpërthimi të sëmundjes në Republikën Demokratike të Kongos, duke rritur shqetësimet për sigurinë e personelit mjekësor dhe kapacitetet e sistemit shëndetësor në zonat e prekura. Punonjësit shëndetësorë janë ndër grupet më të ekspozuara…

Më shumë

Disa njerëz duket se janë “magnet” për mushkonjat, ndërsa të tjerë rrallë pickohen. Studiuesit thonë se kjo nuk është vetëm çështje fati, por lidhet me një kombinim faktorësh biologjikë që ndikojnë në mënyrën se si mushkonjat e gjejnë prenë e tyre. Mushkonjat përdorin disa sinjale për të identifikuar njerëzit, përfshirë…

Më shumë

Valët e të nxehtit dhe temperaturat shumë të larta mund të kenë ndikim të madh në funksionimin e organizmit, duke rritur rrezikun për probleme shëndetësore si dehidratimi, lodhja nga nxehtësia dhe goditja nga të nxehtit, paralajmërojnë ekspertët. Trupi i njeriut përpiqet të ruajë temperaturën normale përmes djersitjes dhe zgjerimit të…

Më shumë

Aplikacionet për monitorimin e ciklit menstrual janë bërë një mjet i përditshëm për miliona gra në mbarë botën, duke i ndihmuar ato të ndjekin ciklin, ovulacionin, simptomat, fertilitetin dhe ndryshimet hormonale. Megjithatë, një analizë e publikuar, ka ngritur shqetësime se disa prej këtyre aplikacioneve mund të mos mbrojnë në mënyrë…

Më shumë