Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka njoftuar se është ndarë nga jeta Dr. Florije Krasniqi.
Përmes një njoftimi zyrtar, OMK ka rikujtuar me respekt rrugëtimin profesional dhe kontributin e çmuar të doktoreshës së ndjerë.
“Dr. Florije Krasniqi përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1984. Edhe specializimin për Pediatri e përfundoi gjithashtu në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Për vite me rradhë punoi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, në lëminë e Pediatrisë.”
OMK ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj. /Gazeta Shneta/




